Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Marko Kepi nderohet nga Parlamenti i Gjeorgjisë për mbështetjen ndaj diasporës gjeorgjiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    September 17, 2026

    Aquilas Nest Vinyards rënditet në vendin e 5-të më e mira në Amerikë!

    July 31, 2026

    Histori Suksesi

    July 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Primenews
    • Aktualitet
    • Kryesore
    • Politike
    • Analiza
      • Editorial
      • Opinion
    • Ekonomi
    • Kronike
    • Showbiz
    • Sport
    • Bota
    • Shendeti
    Primenews
    Home»Shkence»Shkencëtarët zbulojnë shenja të aktivitetit gjeologjik në Venus
    Shkence

    Shkencëtarët zbulojnë shenja të aktivitetit gjeologjik në Venus

    By adminSeptember 2, 2021Updated:November 24, 2025No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    “Kemi identifikuar një model të panjohur më parë të deformimit tektonik në Venus, një model që drejtohet nga lëvizja e brendshme ashtu si në Tokë”, tha Paul Byrne, një profesor nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut, sipas transmetuesit britanik BBC.

    “Edhe pse ndryshe nga tektonika që ne aktualisht e shohim në Tokë, kjo është prap provë e lëvizjes së brendshme që shprehet në sipërfaqen e planetit”, shtoi Byrne sipas Anadolu Agency.

    Në lajmin e BBC-së gjithashtu thuhet se shkencëtarët përdorën të dhënat e mbledhura nga anija kozmike NASA-s Megellan, duke filluar në vitin 1989 dhe duke vazhduar deri më 1994, për të qenë në gjendje të përshkruajnë strukturat sipërfaqësore. Studiuesit i kanë quajtur këto struktura sipërfaqësore si “campi”, nga latinishtja për fjalën “fusha”.

    “Tradicionalisht, litosfera e Venusit shtresa e saj e jashtme shkëmbore mendohej se ishte në një pjesë të vazhdueshme, në kontrast me Tokën, e cila është e thyer në një mozaik të pllakave tektonike të lëvizshme”, theksohet më tej.

    Megjithatë, BBC raportoi se sipas gjetjeve të botuara nga revista PNAS, “litosfera e Venusit në të vërtetë ka një farë shkalle lëvizshmërie, edhe pse jo sa ajo e Tokës”.

    “Rezultatet e modeleve kompjuterikë tregojnë se shkëmbi i shkrirë magma që lëkundet nën kore mund të prodhojë tendosje, thyerje dhe shtrembërim të parë në pamjet e sipërfaqes të realizuara nga Magellan”, tregojnë gjetjet.

    “Pra, aktiviteti tektonik i Venusit mund të ngjajë me atë në Tokën e hershme, gjatë Erës Arkeane, midis 4 miliardë dhe 2,5 miliardë vjet më parë, kur rrjedha e nxehtësisë brenda planetit ishte më e lartë dhe litosfera më e hollë”, shtohet më tej.

    Sipas hulumtimit, blloqet, 100 deri 1.000 kilometra të gjata, gjithashtu i ngjajnë korës së Tokës në pellgjet Tarim dhe Sichuan të Kinës dhe pellgun Amadeus të Australisë, si dhe Masivit Bohemian që mbulon pjesën më të madhe të Republikës Çeke.

    Një nga shkrimtarët e artikullit është Celal Şengör, inxhinier i shquar gjeofizik nga Universiteti Teknik i Stambollit, i cili është gjithashtu anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave, një nga institucionet më të shquara të shkencës në botë.

    Share. Facebook Twitter LinkedIn Email
    Previous ArticleJuventusi dështon sërish, ndahet në barazim me Milan/ mbetet në zonën e ftohtë të Serie A, Milani kap Interin në krye
    Next Article Intelligjencat kromatike për të kuptuar se kush jemi
    admin
    • Website

    Related Posts

    Marko Kepi nderohet nga Parlamenti i Gjeorgjisë për mbështetjen ndaj diasporës gjeorgjiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    September 17, 2026

    Aquilas Nest Vinyards rënditet në vendin e 5-të më e mira në Amerikë!

    July 31, 2026

    Histori Suksesi

    July 22, 2026

    Bebe Rexha mirëpritet nga Komuniteti shqiptar në Filadelfia.

    July 18, 2026
    Leave A Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Our Picks
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    Don't Miss
    Të ndryshme

    Marko Kepi nderohet nga Parlamenti i Gjeorgjisë për mbështetjen ndaj diasporës gjeorgjiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    By Kozeta2026September 17, 20260

    Tbilisi, Gjeorgji – 11 shtator 2026 Marko Kepi, shqiptaro-amerikani i njohur për angazhimin e tij…

    Aquilas Nest Vinyards rënditet në vendin e 5-të më e mira në Amerikë!

    July 31, 2026

    Histori Suksesi

    July 22, 2026

    Bebe Rexha mirëpritet nga Komuniteti shqiptar në Filadelfia.

    July 18, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Burimi juaj për lajmet më të fundit dhe historitë që kanë rëndësi.
    Kjo faqe është krijuar për të prezantuar përdorimin e temës për një portal informativ. Vizitoni faqen tonë kryesore për më shumë përmbajtje dhe kategori.

    Kategoritë
    • 1
    • Aktualitet
    • Analiza
    • Bota
    • chickenroad
    • Editorial
    • Ekonomi
    • Kronike
    • Kryesore
    • Opinion
    • Politike
    • Shkence
    • Showbiz
    • Slider
    • Sport
    • Të ndryshme
    • Teknologji
    • uncategorized
    Lajmet e fundit

    Nis epoka e Igli Tares te Milani

    May 27, 2025

    Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

    February 5, 2025

    Partneritet Historik Lidh Shkodrën, Shqipëri dhe Nju Jorkun për Shkëmbim Akademik dhe Kulturor.

    January 6, 2025

    Disa të dhëna rreth Shkollës së Re në Sukubinë

    November 26, 2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Aktualitet
    • Kryesore
    • Showbiz
    • Bota
    • Politike
    • Sport
    • Teknologji
    © 2026 Prime News. Të gjitha të drejtat të rezervuara

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.