• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Primenews
Advertisement
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Analiza
    • Opinion
    • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Bota
  • Shendeti
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Analiza
    • Opinion
    • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Bota
  • Shendeti
No Result
View All Result
Primenews
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nis epoka e Igli Tares te Milani

May 27, 2025
in Aktualitet, SHOWBIZ
Nis epoka e Igli Tares te Milani

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Igli Tare është zyrtarisht drejtori i ri sportiv i Milanit në Serie A, teksa pasditen e kësaj të hëne (26 maj) klubi kuqezi ka bërë prezantimin e tij. Shqiptari është shprehur krenar për këtë mundësi, teksa mediet në Itali zbulojnë se “Bjondi” do përfitojë 800 mijë euro në vit dhe kontrata e tij është 2-vjeçare me mundësi për rinovimin edhe me një tjetër sezon.

I lindur në Vlorë më 25 korrik 1973, Tare ka përvojë të gjerë në futbollin profesionist italian, duke luajtur për Brescian, Bolognan dhe Lazion. Pasi u tërhoq nga karriera e tij si lojtar, ai e afirmoi veten si një drejtues i profilit të lartë, duke shërbyer si drejtor sportiv i Lazio për më shumë se 15 vjet (2008-2023).

Gjatë qëndrimit të tij në detyrë, ai kontribuoi ndjeshëm në sukseset e Lazios duke përfshirë fitimin e tre titujve të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa italiane.

Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare komentoi: “Të bëhesh pjesë e një klubi si Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie e madhe. Falenderoj klubin që më besoi këtë rol. Drejtuesit e njohin vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të pasur sukses. Do t’ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe evropian”, tha Tare për faqen zyrtare.

Drejtori ekzekutiv i Milan, Giorgio Furlani deklaroi: “Jemi të kënaqur të mirëpresim Igli Tare në familjen kuqezi. Ai është personi i duhur për të filluar rindërtimin tonë; kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me një kuptim të thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv”, tha Furlani.

Previous Post

Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

Related Posts

Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin
Aktualitet

Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

May 5, 2025
Partneritet Historik Lidh Shkodrën, Shqipëri dhe Nju Jorkun për Shkëmbim Akademik dhe Kulturor.
Aktualitet

Partneritet Historik Lidh Shkodrën, Shqipëri dhe Nju Jorkun për Shkëmbim Akademik dhe Kulturor.

January 6, 2025
Disa të dhëna rreth Shkollës së Re në Sukubinë
Aktualitet

Disa të dhëna rreth Shkollës së Re në Sukubinë

November 26, 2024
Kosova ka mbështetjen tonë”. Dy senatorët Chris Murphy dhe Richard Blumenthal. 
Aktualitet

Kosova ka mbështetjen tonë”. Dy senatorët Chris Murphy dhe Richard Blumenthal. 

October 31, 2024
Ish presidenti Trump fitues i zgjedhjeve paraprake në Ajova
Aktualitet

Emocione në prag zgjedhjesh

October 31, 2024
Bota

Senatori Amerikan Blumenthal: Kosova ka mbeshtetjen tonë

October 31, 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Trending
  • Comments
  • Latest

Mira Palkola -Nje histori suksesi ne Nju-Jork

July 4, 2022

Lida Haxhija, Këshilltare e PD-së në Bashkinë e Shkodrës!

July 27, 2023

Kengetarja Valbona Peraj sjellë hitin “Mekat”

October 27, 2023

Aktivisti i njohur ne Amerike Naser Nika, sot feston ditëlindjen!

June 2, 2022
Pse ike kaq shpejt …

Pse ike kaq shpejt …

0
Ironizon Aktori i njohur i humorit: Ne na rritet çmimi i bukës, ndërsa afganët rrinë në hotel me pesë yje

Ironizon Aktori i njohur i humorit: Ne na rritet çmimi i bukës, ndërsa afganët rrinë në hotel me pesë yje

0
Intelligjencat kromatike për të kuptuar se kush jemi

Intelligjencat kromatike për të kuptuar se kush jemi

0
Apple drejt kamerës me cilësi të pakonkurrueshme/ Me një dizajn mbreslënës, prezantohet iPhone 13 (Nga risitë te çmimi)

Apple drejt kamerës me cilësi të pakonkurrueshme/ Me një dizajn mbreslënës, prezantohet iPhone 13 (Nga risitë te çmimi)

0
Nis epoka e Igli Tares te Milani

Nis epoka e Igli Tares te Milani

May 27, 2025
Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

May 5, 2025
Partneritet Historik Lidh Shkodrën, Shqipëri dhe Nju Jorkun për Shkëmbim Akademik dhe Kulturor.

Partneritet Historik Lidh Shkodrën, Shqipëri dhe Nju Jorkun për Shkëmbim Akademik dhe Kulturor.

January 6, 2025
Disa të dhëna rreth Shkollës së Re në Sukubinë

Disa të dhëna rreth Shkollës së Re në Sukubinë

November 26, 2024

Lajmet me te lexuara

No Content Available
Primenews

Follow Us

Rendritja nga kategorite

  • Aktualitet
  • Analiza
  • Bota
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Kryesore
  • Opinion
  • Politike
  • Shkence
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Lajmet e fundit

Nis epoka e Igli Tares te Milani

Nis epoka e Igli Tares te Milani

May 27, 2025
Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

May 5, 2025

© 2021 Copyrighted primenews.al . Të gjitha të drejtat të rezervuara ! .

No Result
View All Result

© 2021 Copyrighted primenews.al . Të gjitha të drejtat të rezervuara ! .