Juventusi dhe Milani kanë barazuar 1-1 në supersfidën e javës së katërt të Serie A.
Pas vetëm katër minutave lojë, Juventus nisi një kundërsulm të shpejtë, ku Paulo Dybala asistoi për Alvaro Moratën, që kaloi bardhezonjtë në avantazh.
Milani ia doli ta barazojë rezultatin përmes sulmuesit në formë Ante Rebic, që shënoi me kokë pas harkimit të Sandro Tonalit (76′).
Kështu, ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1 – 1.
Me këtë barazim, Milan renditet në vendin e dytë me 10 pikë, aq sa ka edhe Interi, kurse Juventusi në vend të 18-të me dy pikë.
Bardhezinjtë ende nuk kanë fituar asnjë ndeshje në Serie A në këtë sezon dhe gjenden në zonën e ftohtë të renditjes.