Trupat dhe tanket izraelite vazhduan edhe sot të zgjerojnë praninë e tyre ushtarake në Rripin e Gazës.
Agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ ka siguruar pamje filmike të një tanku dhe buldozeri izraelit, që kishte bllokuar autostradën kryesore veri-jug të Gazës, të njëjtën autostradë që Izraeli u kërkoi palestinezëve ta përdornin për t’u larguar para ofensivës së tyre tokësore.
Forcat Ajrore izraelite thonë se kanë goditur mbi 600 objektiva të Hamasit në Gazë brenda një periudhe 24-orëshe.
Po kështu ata thanë se kanë goditur objektiva në Siri dhe Liban si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të nisura nga të dy vendet.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bënë të ditur se gjatë përleshjeve në Rripin e Gazës, me ata që i cilëson si terroristë, kishte vrarë dhjetëra prej tyre.
Po kështu ushtria tha se militantët kishin zënë pozicione brenda ndërtesave dhe tuneleve dhe se ishin përpjekur të sulmonin trupat izraelite.
Po kështu Hamasi njoftoi për luftime të ashpra në veriperëndim të Gazës.