Teksa nuk ka asnjë reagim publik nga ana e tyre, Roni ka performuar për herë të parë këngën që ka në bashkëpunim me Semin, në Zvicër.
Vetëm pak javë më parë është publikuar “All Your Lovin”, bashkëpunimi mes Semit dhe Ronit. Ky i fundit ishte në listën e artistëve që performuan në koncerin “Alba Festival” të mbajtur në Zvicër, së bashku me Dafina Zeqirin. Festivali, i cili u mbajt në datat 2 dhe 3 korrik, bën bashkë artistët më në zë të muzikës shqiptare në Zvicër për shqiptarët e jo vetëm që jetojnë atje.
Dafina dhe Roni performuan këngën e tij dhe Semit në skenë, në koncertin e parë për këngëtarin që pas publikimit të bashkëpunimit muzikor.
Pak kohë me parë Semi Jaupaj dhe menaxheri i saj kanë trazuar rrjetin me komente e bëra pas zërave se është në një lidhje me këngëtarin Ron Zaiti. Këngëtarja postoi disa foto ku shihet e veshur me një fustan të verdhë teksa mban disa trëndafila në dorë.
Mirëpo, vëmendje mori komenti që i ka lënë menaxheri i saj i cili shkruan: ‘Me trashëgime’, teksa këngëtarja i është përgjigjur me disa të qeshura.
Pak ditë më pas, disa video dhe foto të tyre u shpërndanë menjëherë në rrjet duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.
U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje. Por surprizë ishte fakti se kur disa ditë më vonë Roni festoi ditëlindjen Semi nuk e uroi publikisht.