Author: Admin

Njoftimi të martën nga ish drejtuesi i një edicioni informativ në televizionin Fox News, Tucker Carlson, se kishte intervistuar Presidentin Vladimir Putin, është pritur me kritika nga një sërë gazetarësh. Disa prej kritikëve thonë se Kremlini mund ta shfrytëzojë intervistën për qëllime propagandistike.   Në një video të postuar në rrjetin X, zoti Carlson tha se donte ta intervistonte udhëheqësin rus sepse, “amerikanët kanë të drejtë të dinë gjithçka të mundur për një luftë në të cilën janë të përfshirë”.   Rusia do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale në mes të muajit mars dhe zoti Putin e ka të garantuar fitoren.…

Read More

Nga Halil Teodori Elrez Isufi ka hyrë në analet e Historisë së Shqipërisë si një sinonim i qëndresës dhe luftës së dibranëve për liri. Emri dhe vepra e tij janë një faqe e ndritur e përpjekjeve dhe ndeshjeve të përgjakshme të dibranëve në sfidat historike. Armiku i tyre ishtin ata që vinën si armiq dhe iknin si të mundur. Në kujtesën historike shënohet se më 29 dhjetor 1924, nga plagët e marra në luftë kundra serbëve në betejën e Peshkopisë, vdiq Elez Isufi, patrioti dhe udhëheqësi popullor i shquar i mbrojtjes së Pavarësisë Kombëtare dhe integritetit territorial të Shqipërisë. Ai…

Read More

Disa analistë mendojnë se fitorja e ish-Presidentit Donald Trump dje në Nju Hempshër, konfirmon se ai e ka të sigurt mbështetjen e bazës së votuesve republikanë dhe se kundërshtarja e tij, Nikki Haley nuk mund të bënte diçka më ndryshe për të siguruar fitore. Zoti Trump fitoi me mbi 10 për qind më shumë ndaj ish-Ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, në një shtet me një numër të madh votuesish të pavarur krahasuar me shtetet e tjera amerikane. Edhe pse humbi zonja Haley tha se do ta vazhdojë fushatën. Votuesit në Nju Hampshër të martën e shtynë ish-Presidentin Donald Trump…

Read More

Kandidati republikan për president Ron DeSantis, i cili dikur konsiderohej si personi me shanset më të mira për të mundur ish-presidentin Donald Trump, i dha fund fushatës të dielën, një tërheqje relativisht e hershme që nxjerr në pah pozitën e fuqishme të ish-presidentit brenda partisë. Zoti DeSantis e bëri njoftimin në një video në platformën X, gjatë së cilës tha gjitashtu se do të mbështesë zotin Trump. Ai e bëri njoftimin dy ditë para zgjedhjeve paraprake në Nju Hamshër, ku sipas sondazheve ai kishte një përqindje të vogël mbështetjeje. Republikani 45 vjeçar ishte parë gjerësisht si një pretendent kryesor për…

Read More

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fitoi zgjedhjet paraprake në Ajova të hënën në mbrëmje, në garën e parë të emërimit shtet pas shteti që Partia Republikane do të përdorë për të zgjedhur kandidatin e saj, që do të përballet me presidentin Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Zoti Trump siguroi më shumë se gjysmën e votave, rreth 51 për qind, ndërsa guvernatori i Floridës Ron DeSantis u rendit i dyti me 21 për qind dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley, mënjeherë pas tij me 19 për qind. “Kjo ishte një përvojë e jashtëzakonshme”, u tha ish presidenti…

Read More

Nga Halil Teodori 5 Maji, “Dita e Dëshmorëve”, lidhet pazgjidhshmërisht me vrasjen e Qemal Stafës, “Hero i Popullit”, me një nga ngjarje mëkulmore, e cila la pas shumë dilema dhe dyshime. 5 maj 1942 u ngërthye nga një tis i trashë mjegulle, davaritja e së cilës mbeti pezull derikur regjimi diktatorial u rrëzua dhe disa të vërteta mund të thuheshin pa frikën e ekspeditave ndëshkimore tëSigurimit të Shtetit apo linçimet komuniste. Por jo gjithçka u thaedhe pse u fol dhe u shkrua shumë. Të vërteta bindëse apo pretendime të aluduara, vijuan të qarkullonin rreth kësaj vrasje të bujshem, pa mundur…

Read More

Ish-Presidenti Trump po merr pjesë në ditën e fundit të gjyqit civil ndaj tij, që po mbahet në Nju Jork, ku palët do të japin argumentet përfundimtare. Gjyqi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie për shkak të një kërcënimi ndaj gjyqtarit të çështjes, Arthur Engoron. Zëdhënësi i gjykatës nuk dha detaje të mëtejshme mbi kërcënimin. Prokurorët kërkojnë vendosjen e një gjobe prej 370 milionë dollarësh ndaj ish-presidentit, të cilin e akuzojnë se ka mbivlerësuar vlerën neto të pasurive të tij për të përfituar kredi nga bankat.   Në padinë e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James thuhet…

Read More

JO VETEM SKENDERBEU POR EDHE HOMERI DHE ALEKSANDRI I MADH ISHIN DIBRANE Homeri, emri i tij i vërtetë ishte Astynax. Është një nga filozofët dhe shkrimtarët më të mëdhenj që ka pasur bota. Filozofia e tij është aktuale edhe sot mbas tremijë e dyqind e shtatëmbëdhjetë vjetësh histori. Të gjithë filozofët e mëvonshëm dhe shkrimtarët e periudhës së antitektit, në një mënyrë apo një tjetër i referohen posaçërisht Homerit, sidomos kur shkruhet dhe flitet për luftën e Trojës. Poezitë e tij epike, Iliada dhe Odisea, ndihmuan në formësimin e ideve, për detyrimet e një burri ndaj dinjitetit të tij. E…

Read More

Nga Eva Vatoci – Tiranë Ngjarja e Liridones është padiskutim ngjarja më e rendë e vitit e jo vetëm. Si çdo mëngjes në të gdhirë qarkullon ndonjë lajm i rënd, por ky i të ndjerës Liridona ishte përtej logjikës njerëzore. Bashkëshorti i saj e vret natën dhe e qan diten. – ashtu si pa të keq , urdhëron një vrasës me pagesë që t’i marrë jetën nënes së fëmijëve të tij në sy të femijeve. Kjo është tragjike sesi femrat vriten sot përditë e më shumë. – gratë po vriten vetëm pse janë gra si dhe shkaku i rrënjosjes së…

Read More

Dita e Falenderimeve që festohet të enjten e katërt të nëntorit, është një nga festa me më shumë udhëtime të vitit. Darka, e bukur dhe e gezueshme festive ka në qendër te saj patjeter Gjelin e detit, te mbushur me pershesh – crown bread, patatet e ziera me qumesht, vez dhe pak miell, misra te zier, arra dhe garintura te tjera, duke i shoqeruar ato me nje ëmbëlsirë me kunguj te verdhe. Dita e Falënderimt – Thanksgiving, është një dite si kjo e mrekullueshme për t’u mbledhur me familjen dhe miqtë dhe për të reflektuar mbi bekimet e vitit të…

Read More