Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: admin
Ish-ministri dhe deputeti i PD, Tritan Shehu ka mbetur i habitur nga paralajmërimi i ambasadës së SHBA se Lazarati ka siguri të paqëndrueshme për shkak të krimit e dhunës prej kultivimit të marijuanës. Shehu shpreson që ky të jetë lapsus absurd apo hakerim provokativ. Madje ai i fton që të shkojnë bashkë në Lazarat për të vizituar fshatin e takuar banorët si dhe për të pirë kafe. Sipas Shehut, komuniteti lazaratas është bartës i vlerave ideale demokratike, europiane dhe miqësisë së thellë me SHBA. Në një lidhje për ”News24”, Shehu pohon se ka qenë vetë disa ditë më parë në…
Dubai është kthyer në destinacionin e preferuar të vipave për të kaluar pushimet. Vetëm një ditë pasi dhanë lajmin e mirë se do të bëhen prindër për herë të parë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë nisur drejt këtij vendi. Çifti ka planifikuar të shijojë pushimet në Dubai…
Rita Ora dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi, tashmë po planifikojnë martesën. Çifti filluan të takohen me njëri-tjetrin në mars të këtij viti në Australi dhe tani po jetojnë në Los Angeles së bashku, me lidhjen e tyre që veçse po shkon të forcohet çdo ditë e më shumë. Sipas ‘Neë Idea’ Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se si do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit. Të gjithë rreth tyre e nënvlerësojnë atë si tallje flirtuese, por Rita padyshim që shpreson se ai është me të vërtetë”. Këngëtarja shqiptare…
BOTA – Teksa SHBA nxjerr njerëzit nga Kabuli, Afganistani, pas marrjes nën kontroll të talebanëve, tre gra afgane kanë lindur gjatë procesit të evakuimit, sipas Pentagonit. Associated Press raporton se mbi 200 avionë ushtarakë amerikanë janë të përfshirë në përpjekjet e evakuimit në aeroportin e Kabulit, tha gjenerali i ushtrisë Stephen Lyons, i cili është përgjegjës për Komandën e Transportit të SHBA, në një konferencë shtypi të Pentagonit. Edhe pse ai vuri në dukje se ekuipazhet ajrore të përfshira janë “të lodhur”, për shkak të misionit të vazhdueshëm, ai foli për momentin e raportuar gjerësisht në të cilin një grua…
Tre emra që mbajtën të gozhduar tifozët në orët e fundit të merkatos, që ka përfunduar dhe cdo gjë është zyrtare pas minutave të çmendura te transferime ! Transferimet e sekondave të fundit sollën dhe kto levizje te papritura. Antoine Griezmann i bashkohet Atletico Madrid në një huazim me detyrimin për ta blerë nga Barcelona. Saul Niguez bashkohet me Chelsean në huazim për 5 milionë euro me opsion blerjeje për 40 milionë euro nga Atletico Madrid dhe Luuk de Jong i bashkohet Barcelonës nga Sevilla në huazim të paguar. Mpappe qëndroj ne PSG , Nasser Al-Khelaïfi refuzoj cdo oferte nga…
Skena lufte janë parë në Kabul pas shpërthimit jashtë aeroportit. Një zyrtar taleban i ka thënë ‘Al Jazeera’ se të paktën 13 persona janë vrarë në shpërthimin jashtë aeroportit, mes tyre dhe 3 trupa amerikane, gra dhe fëmijë afganë. Një re tymi është ngritur mbi qiell teksa panik ka kudo tashmë pranë aeroportit të Kabulit. Të plagosurit e gjakosur po transportohen në spital me mjete rrethanore si karrocat.
Në Gjermani kush është vaksinuar dy herë, mund të paraqesë një test negativ apo është shëruar nga COVID-19 ka mundësi të lëvizë lirshëm. Ky rregull rrit presionin ndaj atyre, që nuk janë vaksinuar. Për një kohë të gjatë njerëzit në Gjermani ishin shpesh të paqartë mbi rregullat e shumta ndaj pandemisë së koronavirusit, të cilat ndryshonin nga landi në land. Por që nga e hëna (23.08) kjo ka ndryshuar. Kush do të qendrojë brenda në restorant, në kafene, do të shkojë në kinema apo në pishinë, të vizitojë të afërmit në spital apo në strehimoret e kujdestarisë duhet të paraqesë…
Në fjalimin e saj për gjendjen e BE, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezantoi objektiva të mëdha. Por me shtetet anëtare hezituese ato vështirë të arrihen, mendon Bernd Riegert. Nga Bernd Riegert, Deutsche Welle. Si është gjendja e Bashkimit Europian sot? BE ndodhet para sfidave të mëdha, pjesërisht e dobësuar, por prapë vazhdon drejt. Kjo është shkurt përgjigja që presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dha mbi gjendjen në BE në fjalimin e saj vjetor. Ajo ngriti lart unitetin e BE, pjesërisht bindshëm, pjesërisht me dyshime. Të paktën ajo krijoi përshtypjen, se është vetë e…
Ish deputeti i opozitës parlamentare që zëvendësoi deputetët e PD dhe LSI pasi dogjën mandatet, Erion Piciri ka dërguar një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, në të cilën i shpreh se nuk dëshironte të merrte rrogën prej 50% deri në 3 vite pasi kishte mabruar mandatin. Kujtojmë se deputetët e Kuvendit, pasi mbarojnë mandatin e tyre, marrin 50% të rrogës deri në 3 vite, sipas ligjeve ekzistuese. Ndërsa Piciri, është shprehur se nuk mund t’a pranonte diçka të tillë sepse nuk po bënte gjë për t’i merituar. Të marrësh diçka që nuk të takon, është burim turpi”– shkruan…
Një rast i paprecedentë raportohet para disa ditësh nga Suhareka e Kosovës, ku një nxënëse ngacmon seksualisht dhe përndjek vazhdimisht prej katër vitesh ish-profesorin e saj. Në degën e Gjykatës Themelore në Suharekë është mbajtur një seancë gjyqësore ku është trajtuar rasti i ngacmimit dhe vajza rrezikon deri në tre vite burg. Në një lidhje me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, avokati i palës së dëmtuar, Ruzhdi Gashi, që në këtë rast është profesori, ka thënë se ish-nxënësja e shqetëson ish-profesorin dhe është e fiksuar me të. Sipas Gashit, vajza dhe profesori kanë biseduar së bashku, por kjo e fundit…