Si u realizua ky projekt, bashkëpunimi mes Diasporës, Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Ulqinit.
Nga Cafo Boga
Një thënie popullore thotë se dështimi është jetim, ndërsa suksesi ka shumë prindër. U gëzova shumë kur dëgjova për disa rinovime shtesë në Shkollën Fillore në Sukubinë, për të cilën kam shpenzuar disa vite kohë dhe energji për tarealizuar këtë projekt. Gjithashtu ishte kënaqësi që premtimet për këtë shkollë vazhdojnë të realizohen për ta bërë këtë objekt edhe më dinjitoz dhe më të përshtatshëm për nxënësit që ndjekin mësimet e para në këtë shkollë. Lidhur me këtë kontribut nga Fondacioni Richard dhe Vjosa Lukaj, si dhe Fondacioni Humanitar Trojet Tona, ata meritojnë një falënderim të veçantë për këtë ndihmë shtesë. Më vjen keq që megjithëse isha i ftuar në këtë ceremoni, nuk pata mundësi të marr pjesë. Me siguri do të kisha dhënë disa sqarime shtesë për ta bërë këtë ngjarje më transparente dhe gjithëpërfshirëse. Nuk kam asnjë kritikë për atë që u tha atë ditë, por vetëm për atë që nuk u tha, ndoshta për disa njerëz është e nevjshme për ta kuptuar mirë thelbin e të gjithë pjesëmarrësve për ta realizuar këtë projekt.
Së pari, dua t’ju kujtoj edhe një herë se iniciativa për ndërtimin e kësaj shkolle ka lindur nga diaspora, pikërisht nga një birë i këtij fshati, zotit Richard Lukaj, nëbashkëpunim me Kryetarin e atëhershëm të Komunës Z. Gëzim Hajdinaga. Në bazë të kësaj iniciative u nënshkrua marrëveshja me Ministrinë e Arsimit dhe Komunën e Ulqinit për financimin e ndërtimit të objektit të ri, i cili në atë kohë pritej të ishte diku rreth $150.000, që duhej të mbulohej proporcionalisht nga të tre palët, pra $50,000 nga secila palë. Mirëpo, pasi firmosën këtë marrëveshje, ajo skadoi dhe me ardhjen e administratës së re, ky projekt mbeti i parealizuar, ndonëse diaspora i kishte siguruar fondet e nevojshme, duke ju falënderuar për një turne golfi të organizuar nga shoqata Ana e Malit dhe një pjesë të konsiderueshme e siguruar nga Familja e Esat Llollës kushtuar vajzës së tyre që u aksidentua dhe humbi jetën në moshë shumë të re.
Diku rreth 3-4 vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, disa kontribues që kishin dhënë shuma të konsiderueshme, si familja e zotit Llolla, kërkuan të tërhiqnin donacionet e tyre pasi projekti mbeti i parealizuar. Më pas Richardi dhe disa donatorë të tjerë m`u lutën mua që të merrja përsipër dhe të kujdesem për realizimin e këtij projekti. E pranova këtë detyrim me dëshirë, jo vetëm për të ndihmuar fëmijët që ndjekin këtë shkollë, por edhe sepse ky projekt, megjithëse i vogël, kishte një rëndësi të veçantë pasi ishte projekti i parë i bashkëpunimit mes diasporës, pushtetit vendor dhe atij shtetëror. Pasi kishte skaduar kontrata e nënshkruar, ajo duhej të rinovohej dhe këtë detyrim e mori përsipër ish-kryetari i Komunës, Z.Fatmir Gjeka, i cili organizon me ministrinë e Arsimit në atë kohë që kjo kontratë të rishkruhet dhe të kostoja e reja. Kontrata e re u nënshkrua në zyrën e zotit Gjeka dhe unë e firmosa në emër të diasporës, sigurisht me miratimin e të gjithë protagonistëve.
Besoj se diaspora e ka treguar vetëm se dëshiron të ndihmojë vendlindjen dhe veçanërisht fshatrat apo qytetet prej nga vjen dhe nëpërmjet kësaj të ndihmojë shtetin e Malit të Zi që të shndërrohet në një shtet më përparimtar, një shtet që i përmbahet kushtetutës dhe një shtet që u ofron të gjithë qytetarëve të tij të drejta të barabarta, pavarësisht nga kombësia, feja apo gjinia. Fakti është se ende nuk ka një strukturë formale apo modus operandi për një bashkëpunim më të organizuar dhe më të përsosur mes diasporës dhe vendlindjes. Shpresuam që ky projekt i përbashkët të bëhej iniciativë dhe motivim për një bashkëpunim më serioz, por fatkeqësisht dolëm tëzhgënjyer si nga pushteti lokal ashtu edhe ai shtetëror. Është e vështirë të veprosh lirshëm në një vend ku shumë gjëra mund të arrihen vetëm me njohuri ose me masa korruptive, pasi korrupsioni këtu është kthyer në një taksë të butë, por reale.
Ndaj nuk mund të mos theksoj se nuk është e drejtë që u deshën shumë vite për realizimin e këtij projekti dhe një punë këmbëngulëse dhe energjike gjatë mandateve të tre ministrave të Arsimit dhe tre kryetarëve të Komunës, si dhe disa udhëtime të miat nga Amerika, dhe takime të shumta, për të arritur në momentin që ky projekt i përbashkët të bëhet një punë e përbashkët. Kur u nënshkrua marrëveshja, shkolla e re u projektua nga një firmë arkitektësh nga Prishtina, të cilët ishin gjithashtu miq të Riçardit dhe të mitë. Mirëpo, Ministria e Arsimit nuk e pranojdokumentacionin e bërë, arsyeja se duhej të ishte i vulosurnga një firmë vendase, për të cilën nuk jam i sigurtë, pse?Megjithatë, e vërteta është se shumë pjesë shtesë janë dashur për të plotësuar dokumentacionin para se të miratohej nga Ministria. Ky proçes mori shumë kohë dhe duhet përmendur se arkitektët nga Prishtina ishin të gatshëm të ndihmonin duke rënë dakord që emrat e tyre të hiqen nga dokumentet dhe duke punuar në mënyrë proaktive me Ministrinë për plotësimin e dokumentacionit. Në këtë drejtim, një kontribut të veçantë ka dhënë një punonjëse e Ministrisë së Arsimit, e quajtur Adriana, e cila përfundimisht humbi punën, megjithëse u tha se ishte e përkohshme, por mendoj se ndoshta kishte të bënte edhe nga përpjekjet e saj për të bërë gjithçka që ishte e drejtë që ky projekt të miratohet. Nuk duhet harruar se as Ministria dhe as Komuna tani nuk ishin të interesuar për këtë projekt, pasi buxheti përkatës për ndërtimin e shkollës nuk ishtendarë apo ishte shpenzuar për diçka tjetër.
Përfundimisht, pas një insistimi të palëkundur, Ministria e miratoi projektin, por për mungesë buxheti, ai u shty deri kurë si Minister erdhi z. Damir Shehovic, i cili kishte marrëdhënie të mira pune me z. Arsim Cuca, Drejtor i Shkollës Tetëvjeçare në Katërkolle, nën drejtimin e të cilit funksiononin edhe shkollat e tjera fillore në Anë të Malit, duke përfshirë edhe atë në Sukubinë. Ministri i ri, menjëherë pas nxjerrjes së buxhetit, ka transferuarEuro100.000, në një llogari të posaçme në Komunën e Ulqinit dhe ka obliguar Komunën që të marrë përsipër shpalljen e konkursit për kontraktor, si dhe për monitorimin e punës. Fatkeqësisht, asnjë kompani nga Ulqini nuk konkuroj për ndërtimin e kësaj shkolle, kinse atyre u mungojnë kompetencat ligjore për të konkuruar, edhe pse bëjnë punë shumë më të mëdha dhe të komplikuara. Kjosygjeron qartë se ka një marrëveshje mes shefave se kujt duhet t’i jepen kontratat nga shteti? Pas fitimit të kontratësnga një kompani nga Podgorica, Kontraktori për kryerjen e punëve ju dha një kompanie nga Ulqini. Mirëpo, çmimi i projektit tani kishte kaluar Euro 300,000 dhe megjithatëKontaktori deklaron se janë bërë disa gabime në projekt, për të cilat kërkohen edhe 50,000 Euro të tjera për t’u përmirësuar. Kjo bëri që grupi mbikqyrës nga Komuna dhe unë, i ndihmuar nga kryetari i Komunës Z. Nazif Cungu, u detyruam të bëjmë një analizë thë thellë të dokumentacionit dhe ta bindim Kontraktorin se nuk është ashtu si sugjeronte ai. Mirëpo, rritja e çmimit bëri që tani secili pjesëmarrës të paguante më shumë se Euro100.000, por unë me këmbëngulje e refuzova këtë, duke thënë se arsyeja që projekti nuk u realizua ishte papërgjegjshmëria e Ministrisë dhe Komunës, pasi diaspora me kohë e kishte siguruar pjesën e saj. Ajo që është e vërtetë që duhet cituar është se kontributi i diasporës kësaj radhe mbeti vetëm $45.000, të cilat u ruajtën duke falënderuar z. Ismet Kurti, i cili në atë kohë ishte Kryetar i Shoqatës Ana e Malit. Pas angazhimit tim për realizimin e këtij projekti, ato para z. Kurti ua kaloj Këshillit Shqiptaro- Amerikan dhe pastaj Fondacionit të Kulturës Shqiptaro-Amerikane dhe më pas u kaluan në llogarinë e Komunës në bazë të avancimit të projektit. Nëse nuk gabohem, Komuna ka dhënë vetëm 100,000 Euro, ndërsa Ministria e Arsimit ka dhënë pjesën shtesë, duke shtuar edhe furnizimin me mobilje. Kjo meritë i takon ministrit të lartpërmendur z. Sehovic dhe bashkëpunimit proaktiv të drejtorit të shkollës Z. Arsim Cuca, pa të cilëtky projekt besoj se nuk do të realizohej kurrë.
Edhe pse çmimi i projektit u ngrit edhe më i lartë se vlera reale, projekti nuk u realizua si duhet me punë cilësore. Arsyeja kryesore ishte se kontraktori nga Ulqini ua nënkontraktoi punën disa mjeshtrave nga Shqipëria, kuptohet me një çmim shumë më të ulët se sa ishte parashikuar në vlerësimin e projektit. Ndoshta kjo ishte e vetmja mënyrë qe edhe ai të marrë përfitimet e tij, pasi nje pjesë veç e kishte marrë kotraktori nga Podgorica. Po kujt t’i ankohesh se kështu funksionon e gjithë shoqëria, ku fjalademokraci është kuptuar si demograbi, të grabitësh sa tëmundesh e ku të mundesh. Megjithëse doshta këto janë hipoteza të pavërtetuara, ato janë konkluzione të bazuara në realitet dhe bindjen e të gjithëve se kështu funksionon sistemi në Mal të Zi.
Ndoshta e zgjata me këto detaje sepse nuk kam ndërmend të gjykoj se çfarë ndodhi, më e rëndësishmja është që projekti u realizua dhe fëmijët fituan shkollën që miratojnë. Në ceremoninë e hapjes së shkollës morën pjesë, Ministri i Arsimit Z. Sehovic, Kryetari i Komunës Z. Loro Ndrekiqi, me të cilin pata një bashkëpunim shumë të mirë, dhe shumë mësues dhe prindër nga Katerkolla dhe Sukubina, si dhe donatori kryesor nga Diapora, Z. Lolla me bashkëshorten. Edhe pse projekti ka përfunduar, vlen të theksohet se përveç Ministrisë, e cila duhet të kujdeset më shumë për gjendjen e keqe të shkollave dhe arsimit në këtë rajon,përgjegjëse është edhe Komuna, e cila duhet t’i paraqesë kërkesat e saj qeverisë dhe të insistoj nëpërmes përfaqësuesve politike nga vendi për realizimin e tyre. Njëfaj të madh kanë edhe prindërit që kanë lejuar fëmijët e tyre të ndjekin shkollën në kushte tronditëse ku jeta e fëmijëve dhe mësimdhënësve rrezikohej nga objekti që mbahej me shtanga. Në këtë përgjegjësi marrin pjesë edhe mësimdhënësit që nuk e kanë ngritur zërin në Ministri dhe organe të tjera. Ndoshta përgjigja e tyre do të ishte se çfarë mund të bëjmë ne nëse nuk është vullneti i qeverisë. E vërtetë që është vështirë të arrish diçka nëse mungonvullneti nga lart, por të mos harrojmë se cka është më ifortë se guri dhe më e butë se uji, mirëpo është uji ai që e gërryen gurin. Unë parafrazoj një thënie të Indianëve të Amerikës që thotë: nëse thjesht më thua – do ta harroj, nëse më tregoni si – do ta kujtoj, por nëse më angazhoni edhe mua – do ta kuptoj. Ky mesazh mund të interpretohet se ne nuk duhet thjesht të pajtohemi me atë që thonë ata, ose të presim që të tjerët të bëjnë punën për ne, por duhet të angazhohemi drejtpërdrejtë me ata nga të cilët kërkojmë diçka. Sinqerisht, prisja nga vendasit që gjatë gjithë kësaj kohe të merrnin iniciativa për të sjellë të paktën disa traktorë me rërë si falenderim, ose gurë për të riparuar tëpaktën muret e kësaj shkolle që ishin në gjendje tëmjerueshme, por askush nuk bëri asgjë. Në demokraci nuk duhet të mbështetemi shumë tek shteti për çështjet lokale, së pari duhet bazuar në vetvete, pastaj tek burimet e komunës, dhe më pas tek ato të shtetit, që është e kundërta e të mëparshmes në sistemin monist. Ana e Malit ka përfituar shumë nga arsimi, i cili e ka bërë këtë vend të çliruar nga errësira shekullore dhe të lidhur me botën e qytetëruar. Këtu, një shekull më parë, ishin të rrallë ata që dinin shkrim e këndim, por tani nga ky vend kanë dalë qindra profesionistë të profesioneve të ndryshme. Prandaj, banorët e këtij vendi duhet të krenohen me arritjet e tyre, por duhet të jenë më proaktivë në ngritjen edhe më të lartë të arsimit dhe ndërgjegjes së përbashkët. Edukimi është si të lundrojsh perpjetë në një lumë, nëse nuk ecën përpara do të shkosh prapa. Pra, edukimi sjell dituri, por nuk është vetëm fryt i edukimit, dija është fryt i një përpjekjeje të përjetshme për ta përvetësuar atë, tha Ajnshatini. Fatkeqësisht, në Anë të Malit është më e lehtë të ndërtohen dhjetë xhami se sa një shkollë apo një institucion kulturor, por jo vetëm këtu, por edhe në Ulqin ka një fenomen të tillë që e pengon vendin të ngrihet në një shkallë më të lartë të qytetërimit. Nuk dua të keqkuptohem, nuk jam kundër asnjë feje, përkundrazi, ato duhet të respektohen dhe funksionimi i tyre të lihet i lirë, por edhe institucionet fetare duhet të kuptojnë rolin e tyre dhe të jenë më proaktive në avancimin e kombit, meqenëse fillimisht të gjithë jemi shqiptarë dhe më pas jemi të ndarë në fetë tona përkatëse. Gjuha jonë, trashëgimia jonë kulturore dhe traditat tona janë ato që na bëjnë shqiptarë, prandaj këto institucione duhet të jenë të kujdesshme dhe të mos lejojnë që mes feve të depërtojnë kultura të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me ne si komb, përveç ndoshta fesë së përbashkët.
Lidhur per një bashkpunimin të përbashktë u bëj apel të gjithë banorëve të Anës së Malit dhe Ulqinit për një bashkëpunim më proaktiv dhe më të sinqertë me diasporën për realizimin e projekteve apo ideve që dalin nga diaspora. Donacionet dhe ndihmat nga diaspora duhet të bëhen katalizator për zhvillimin e vendit. Ndihma nuk ka të bëjë vetëm me dhënien e një dhurate, por bëhet fjalë për të bërë një ndryshim te dukshëm për të mirën e të gjithëve. Për ndryshe këto ndihma që diaspora i sjell atdheut, në vend që të kenë efekt pozitiv mund të rezultoj e kundërta duke krijuar pasivitet nëse ajo nuk motivon të gjithë shoqërinë për një bashkëpunim proaktive dhe të sinqertë. Për çdo kontribut që vjen nga diapora duhet të pyesni veten se cili është kontributi juaj në atë projekt, nëse ai mungon atëherë ky bashkëpunim nuk është i drejtë. Megjithëse vendasit gjatë ndërtimit të kësaj shkolle nuk dhanë asnjë kontribut, fatmirësisht, nevojën që edhe vendasit të japin kontributin e tyre e kishte kuptuar mirë një banorë nga Sukubina që tani punon dhe jeton n’Ulqin z. Kabil Kurti, i cili kishte finacuar murin rrethues të oborrit te shkolles prej guri qe e kishte zbukuruar hyrjen dhe i kishte dhënë asaj nje pamje dinjitoze.
Sipas Drejtorit të Shkollës z. Mustaf Bardhi, shkolla e Sukubinës është duke pësuar ndryshim te dukshëm duke krijuar një ambient stimuluses për nxënësit dhe ofrim më tëmirë për meësimnxënie. Nje angazhim për disa investime të dukshme është marrë nga Fondacioni Lukaj dhe Fondi Humanitar Trojet Tona duke filluar me disa përmirësime mbrenda shkollës por edhe jashtë ku ishte nevoja më e madhe. Sipas z. Bardhi, këto janë investimet që kanë marrëpërsipër këto dy fondacione:
• Mbushjen me zall në pjesën e poshtme të oborrit, rregullimi i trotuareve dhe vendosja e kroit.
• Vendosja e parmakëve të hekurt duke ngjitur shkallës në hyrje të cilët janë instaluar dhe ngjyrosur.
• Instalimi i ulëseve me tavolina per nxënësit në oborrin e shkollës.
• Pastrimit të terrenit sportiv dhe pishatve rreth e përqark.
• Lyrja e mureve të oborrit, rrafshimi, rregullimi i ballkonit të shkollës dhe pastrimi i ulluqeve.
• Vendosjen e kondicionerëve në pjesën e brendshme të shkollës: në klasa, në sallën e mësimdhënësve, dhe në korridor.
• Vendosjen e perdeve ndarëse në një klasë, dhe në sallën e mësimdhënësve.
Duhet përmendur edhe dy donacione te tjera si ndërrimi i shtyllave me kabllo elektrike që është bërë nga elektro – CEDIS, dhe pjesa e poshtme e oborrit është në pritje të asfaltimit nga Komuna e Ulqinit .
Duke falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë donacione, e sidomos Fondacionin Richard dhe Vjosa Lukaj dhe Fondacionin Humanitar Troja Tona për kontributin plotësues për ta bërë shkollën Sukubinë një shkollë më moderne si për nga pamja, ashtu edhe për pajisjet e saj. E përfundoj me një deklaratë anonime që thotë:
“Ajo që kemi bërë vetëm për veten tonë vdes me ne; ajo që kemi bërë për të tjerët dhe shoqërinë mbetet dhe është e pavdekshme.”
Ulqin, Shtator 2024