Dita e Falenderimeve që festohet të enjten e katërt të nëntorit, është një nga festa me më shumë udhëtime të vitit. Darka, e bukur dhe e gezueshme festive ka në qendër te saj patjeter Gjelin e detit, te mbushur me pershesh – crown bread, patatet e ziera me qumesht, vez dhe pak miell, misra te zier, arra dhe garintura te tjera, duke i shoqeruar ato me nje ëmbëlsirë me kunguj te verdhe.
Dita e Falënderimt – Thanksgiving, është një dite si kjo e mrekullueshme për t’u mbledhur me familjen dhe miqtë dhe për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar.
Shumë prej amerikanve ne kete dite përjetojnë shpresë dhe besim të përtërirë gjatë festës së Falënderimeve sepse hedhin sytë mbi atë që është më e rëndësishmja.
Dita e Falenderimeve, është një festë zyrtare dhe zanafilla e saj daton rreth vitit 1863, kur gjatë Luftës Civile, 24 nëntori u shpall si një ditë kombëtare.
Dita e falënderimeve, gjithashtu është simbol i ndarjes së të mirave bujqësore, bukës, misrit dhe mishit, midis popullatës lokale autoktone që njihen si indianë, me kolonët e parë që arritën në Amerikën Veriore në shekullin e 16-të. Ata ndihmuan njëri-tjetrin që t’i mbijetonin dimrit të vështirë dhe urisë.