Komuniteti shqiptar në Filadelfia mirëpret Bebe Rexhën dhe i kujton se Shqipëria ka nevojë për zërin e saj.
Filadelfia pati kënaqësinë ditën e premte, më 17 korrik, të mirëpriste artisten shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila ndodhej në qytet në kuadër të aktiviteteve artististike të FIFA World Cup. Me këtë rast, anëtarë të komunitetit shqiptar u mblodhën për ta përshëndetur me pankarta dhe me flamuj Shqiptare dhe për t’i kujtuar se shqiptarët e Filadelfias ishin aty me krenari.
Ky ishte gjithashtu një moment për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm: pavarësisht suksesit ndërkombëtar, Shqipëria dhe rrënjët shqiptare nuk duhen harruar. Komuniteti i Filadelfia ka organizuar 3 protesta paqësore dhe do vazhdoj te ngre zërin për demokracinë, mbrojten e zonava te mbrojtura dhe të ardhmen e vendit tonë në solidaritet me protestat që zhvillohen në Shqipëri prej 49 ditësh.
Me respekt, i bëjmë thirrje Bebe Rexhës dhe të gjithë shqiptarëve me ndikim në arenën ndërkombëtare të mos qëndrojnë indiferentë ndaj Shqipërisë. Zëri i tyre ka peshë dhe mund të sjellë më shumë vëmendje, shpresë dhe bashkim.
Shqipëria ka nevojë për të gjithë bijtë dhe bijat e saj. Rrënjët nuk harrohen. 🇦🇱
