
Falë punës dhe angazhimit tim të vazhdueshëm në komunitet, arrita të fitoj një përkrahje të gjerë nga demokratët në Staten Island. Kur u hap biseda se demokratët më kishin kërkuar të nominoja një shqiptar për postin e Assemblyman, një pjesë e madhe e komunitetit kërkonte që unë vetë të kandidoja. Përgjigjja ime ishte e qartë dhe e prerë: jo. Nuk e dëshiroja këtë për vete, sepse nëse do të kandidoja unë, do të thuhej se i kisha bërë të gjitha këto vetëm për të arritur një post personal.
Dëshira ime ka qenë dhe mbetet që t’i hapim rrugë një të riu nga komuniteti ynë, i cili të na përfaqësojë me dinjitet, ndershmëri dhe përgjegjësi. Pikërisht për këtë arsye nominova z. Shpëtim Qorraj, i cili kishte qenë pjesë dhe kontribuues në disa aktivitete që kam organizuar ndër vite dhe për të cilin besova se mund të përfaqësonte këto vlera.
Fillimisht, kandidatura e tij u përkrah edhe nga disa shoqata shqiptare. Mirëpo, shumë shpejt u vërejt se që në hapat e parë të kandidimit ai kishte nisur të zhv