Nip,
Ty o Zot të qofshim falë
Na shkoj sot ma i miri djalë
Ma i miri djalë deshirit
U pre andrra e Samirit
Sa e randë kjo tragjedi
Tuj e prit dasmen në shpi
Ti luftove me kovidin
Babs e nans ja thave shpirtin
Dasma jote ishte nesër
Nuk ka nana ma djal’ tjetër
T’i ka ble lulet me kcy
Tash në varr’ t’i ven mbi kry
Në Rashtish qielli u nxi
Nusja jote u vesh n’zi
Si bjen ma rrezja e diellit
S’i thonë ma reja Halilit
Nuk ka dasëm, as dyzen
Pa vlla motrat po i len
U kthy dasma në dit’ zie
U la n’lot nana Nurije
Nikajt vajin nuk e ndalin
Qajnë për nipin Samir djalin
Ti le dhimbje, Ti le mallë
Ti n’dhe t’zi e gjyshja gjallë
Babë e nanë i le të shkretë
Shumë i ri Ti ndrrove jetë
Nuk ka kangë, por gjam’ e lot
Sot u kthy dasma në mort.