Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.
“Mendoj se duhet absolutisht duhet patjetër ta frekuentojnë edhe 40-vjeçarët klubin, sepse kush jemi ne në fund fare që t’ua privojmë të drejtën që të kënaqen dhe ata.
Përderisa nuk na cenojnë, e kanë të drejtën e botës për të qenë aty. Ne bezdisemi jo vetëm në klub, por kudo. Ne bezdisemi jo vetëm në klube. Bezdisemi në kinema dhe në rrugë. Edhe mua më kanë ngacmuar, ashtu si shumë femra. Ka të bëjë me tipet e personave. Janë vajzat ato që duhet t’u tregojnë vendin”,- tha Alesia.