Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “Rrënjet shqiptare” festojnë Krishlindjet!

    December 24, 2025

    Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.

    November 22, 2025

    November 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Primenews
    • Aktualitet
    • Kryesore
    • Politike
    • Analiza
      • Editorial
      • Opinion
    • Ekonomi
    • Kronike
    • Showbiz
    • Sport
    • Bota
    • Shendeti
    Primenews
    Home»Të ndryshme»“Rrënjet shqiptare” festojnë Krishlindjet!
    Të ndryshme

    “Rrënjet shqiptare” festojnë Krishlindjet!

    By AdminDecember 24, 2025No Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email
    Screenshot
    Screenshot

    Shoqata “Rrënjët Shqiptare”, për të tretin vit radhazi, festoi të premten e kaluar, më 19 dhjetor, festat e dhjetorit dhe të fundvitit 2025, duke bashkuar të gjithë pjesëtarët e saj nga pesë periferitë. Kjo shfaqje e tretë festive shënoi një moment historik për Shoqatën, pasi këtë vit skena ishte e mbushur me dhjetëfishin e numrit të fëmijëve krahasuar me vitin e parë të nisjes së këtij aktiviteti. Nga një fillim modest me rreth 50 nxënës, sot “Rrënjët Shqiptare” numëron mbi 300 fëmijë pjesëmarrës dhe vazhdon të rritet, një dëshmi e qartë e besimit dhe përkushtimit të komunitetit shqiptar ndaj këtij misioni kulturor dhe edukativ.

    Kjo rritje e jashtëzakonshme nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të palodhur, organizimi të vazhdueshëm dhe një vizioni të qartë drejtues. Gjatë vitit 2025, Shoqata “Rrënjët Shqiptare” u zgjerua ndjeshëm, duke kaluar nga dy në pesë vendndodhje aktive: Staten Island, Queens, New Jersey, The Bronx dhe Brooklyn. Në secilin prej këtyre lokacioneve u hapën, u siguruan dhe u funksionalizuan hapësira të reja ku zhvillohen rregullisht orët e kërcimit dhe të gjuhës shqipe, duke bërë të mundur përfshirjen e qindra fëmijëve shqiptarë.

    Ky zgjerim dhe forcim i Shoqatës u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Presidentit të Shoqatës, Marko Kepi, dhe Drejtoreshës Ekzekutive dhe Thesariere, Bedrana Duka. Ata punuan krah për krah për hapjen e çdo vendndodhjeje të re, sigurimin e hapësirave, regjistrimin dhe rekrutimin e nxënësve, si dhe ndërtimin e strukturave organizative që e bënë “Rrënjët Shqiptare” më të madhe, më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë më parë. Kjo punë u mbështet dhe u forcua nga Bordi Drejtues i Shoqatës “Rrënjët Shqiptare”, ku bëjnë pjesë Zëvendëspresidenti Bujar Gjata dhe Sekretarja Brianna Fishta, të cilët kontribuojnë në drejtimin, organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të Shoqatës.

    Përveç këtij angazhimi administrativ dhe drejtues, Marko Kepi dhe Bedrana Duka bashkëpunojnë në çdo event të Shoqatës, duke u siguruar që çdo aktivitet të realizohet me përpikëri, profesionalizëm dhe sukses të plotë. Pikërisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, për përkushtimin e saj të pandërprerë dhe për rolin kyç në rritjen dhe mbarëvajtjen e Shoqatës, Bedrana Duka u nderua në fund të mbrëmjes me një çmim mirënjohjeje nga i gjithë stafi i Shoqatës “Rrënjët Shqiptare”.

    Performancat artistike të shfaqjes nga të gjitha vendndodhjet ishin tejet të arrira dhe mbanin vulën profesionale të koreografes së nderuar Angjelina Nika. Kërcimet përfaqësonin zona të ndryshme shqiptare, nga jugu në veri, ndërsa kostumografia autentike, e përzgjedhur nga Angjelina Nika, pasqyronte traditat e zonave të ndryshme shqiptare. Fëmijët u prezantuan të veshur me kostume tradicionale që përfaqësonin krahina të ndryshme shqiptare, si Dibra, Tropoja, Ana e Malit, Kosova, Ulqini, Shqipëria e Mesme, Elbasani, Tirana, Dardha dhe Çamëria, duke sjellë në skenë një mozaik të pasur kulturor dhe historik.

    Programi përfshinte jo vetëm valle tradicionale kulturore shqiptare, por edhe këngë dhe recitime, të cilat u realizuan me përkushtim të jashtëzakonshëm falë punës së palodhur të mësueseve dhe stafit artistik, në veçanti Drilona Zalli, Driola Brahimi Curovic dhe Bardha Beshku. Arritjet artistike të fëmijëve u reflektuan qartë në sigurinë dhe vetëbesimin me të cilin ata u ngjitën në skenë, në buzëqeshjet e tyre të sinqerta dhe në krenarinë e dukshme të prindërve, të cilët panë frytin e punës dhe përkushtimit të mësueseve dhe drejtuesve të Shoqatës “Rrënjët Shqiptare”.

    Kjo shfaqje madhështore nuk do të ishte e mundur pa kontributin e një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh dhe vullnetarësh. Përveç Bordit Drejtues, një rol thelbësor patën edhe drejtorët e vendndodhjeve, të cilët punuan me përkushtim në organizim dhe koordinim, mes tyre Liljana Gjata, Sonjela Cami dhe Pranvera Kolaj, si dhe shumë vullnetarë të tjerë që kontribuan në role të ndryshme. Një falënderim i veçantë u shkon edhe prindërve, të cilët me angazhimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme janë një shtyllë e rëndësishme e suksesit të Shoqatës.

    Mirënjohje e veçantë iu shpreh Bersan Markut dhe Dritero Trenovës, pronarë të Plum Tomato Pizza, të cilët kontribuan bujarisht duke dhuruar dhe siguruar ushqimin për këtë event, si dhe DJ Besar Dikës, DJ-it të mbrëmjes, i cili krijoi një atmosferë festive dhe plot energji për fëmijët dhe familjet e pranishme. Në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre, ata u nderuan me certifikata mirënjohjeje nga Shoqata “Rrënjët Shqiptare”.

    Ky event dëshmoi jo vetëm rritjen kulturore dhe artistike të komunitetit shqiptar, por mbi të gjitha forcën e bashkëpunimit dhe dashurinë për trashëgiminë tonë kombëtare, duke treguar se kur një komunitet bashkohet, vlerat, gjuha dhe kultura shqiptare trashëgohen me krenari brez pas brezi.

    Screenshot
    Share. Facebook Twitter LinkedIn Email
    Previous ArticleModeratorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.
    Admin

    Related Posts

    Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.

    November 22, 2025

    November 22, 2025

    Sekretari Blinken premton ndihmë dhe mbrojtje për banorët e Gazës

    November 22, 2025

    Zelenskiy fton ish-Presidentin Trump për vizitë në Ukrainë

    November 22, 2025

    Comments are closed.

    Our Picks
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    Don't Miss

    “Rrënjet shqiptare” festojnë Krishlindjet!

    By AdminDecember 24, 20250

    Shoqata “Rrënjët Shqiptare”, për të tretin vit radhazi, festoi të premten e kaluar, më 19…

    Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.

    November 22, 2025

    November 22, 2025

    Sekretari Blinken premton ndihmë dhe mbrojtje për banorët e Gazës

    November 22, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Burimi juaj për lajmet më të fundit dhe historitë që kanë rëndësi.
    Kjo faqe është krijuar për të prezantuar përdorimin e temës për një portal informativ. Vizitoni faqen tonë kryesore për më shumë përmbajtje dhe kategori.

    Kategoritë
    • 1
    • Aktualitet
    • Analiza
    • Bota
    • chickenroad
    • Editorial
    • Ekonomi
    • Kronike
    • Kryesore
    • Opinion
    • Politike
    • Shkence
    • Showbiz
    • Slider
    • Sport
    • Të ndryshme
    • Teknologji
    • uncategorized
    Lajmet e fundit

    Nis epoka e Igli Tares te Milani

    May 27, 2025

    Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

    February 5, 2025

    Partneritet Historik Lidh Shkodrën, Shqipëri dhe Nju Jorkun për Shkëmbim Akademik dhe Kulturor.

    January 6, 2025

    Disa të dhëna rreth Shkollës së Re në Sukubinë

    November 26, 2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Aktualitet
    • Kryesore
    • Showbiz
    • Bota
    • Politike
    • Sport
    • Teknologji
    © 2025 Prime News. Të gjitha të drejtat të rezervuara

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.