Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.

    November 22, 2025

    November 22, 2025

    Sekretari Blinken premton ndihmë dhe mbrojtje për banorët e Gazës

    November 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Primenews
    • Aktualitet
    • Kryesore
    • Politike
    • Analiza
      • Editorial
      • Opinion
    • Ekonomi
    • Kronike
    • Showbiz
    • Sport
    • Bota
    • Shendeti
    Primenews
    Home»Të ndryshme»Intervistë me Eva Vatocin/ Jeta mes artit dhe drejtësisë
    Të ndryshme

    Intervistë me Eva Vatocin/ Jeta mes artit dhe drejtësisë

    By AdminSeptember 22, 2025Updated:November 24, 2025No Comments5 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Email
    Screenshot
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Drejtësia dhe arti në pamje të parë duken si dy fusha totalisht të ndryshme nga njëra-tjetra, por ajo ka arritur t’i bëjë bashkë. Eva Vatoci pasi heq petkat e njeriut të drejtësisë, vishet me ngjyrat artistike.Për “Ora News” ajo tregon se si është të jesh mes këtyre dy botëve. 

    INTERVISTA

    Eva, jeta juaj shpesh shihet si një urë mes artit dhe drejtësisë. Si ka qenë për ju kjo ndarje mes dy botëve që duket sikur s’takohen shpesh?

    Eva Vatoci: Për mua arti dhe drejtësia janë dy fusha që në thelb kanë një pikëtakim: kërkojnë të vërtetën. Në art unë e kërkoj nëpërmjet emocioneve, tek personazhet dhe skena; ndërsa në drejtësi ajo kërkohet me ligj dhe me prova. Nuk janë botë të largëta, janë dy mënyra për të interpretuar realitetin.

    Në vitin 2013 ju garuat si kandidate për deputete. Çfarë kujtoni sot nga ajo eksperiencë?

    Eva Vatoci: Ishte një sfidë e madhe. Garova për një parti politike të vogël, por arrita të marr një rezultat shumë të lartë votash, gjë që më surprizoi edhe mua. Politika është një skenë tjetër, por shumë më e ashpër se arti. Ishte momenti kur kuptova se sa shumë duhet të luftojë një grua për t’u dëgjuar, sidomos kur vjen nga një trevë si Tropoja. Megjithatë, e shoh si një shkollë që më ka dhënë forcë.

    Shpesh ju etiketojnë si “femër e hekurt”. Ju pëlqen ky përkufizim?

    Eva Vatoci: Nuk e fsheh që jam e fortë. Nuk kisha si të isha ndryshe në një vend ku të jesh vajzë dhe të kesh ëndrra është betejë më vete. Por brenda këtij hekuri ka gjithmonë edhe një pjesë të brishtë, që është ndjeshmëria ime.

    Ju keni shumë miq në botën e artit e të skenës. Çfarë ju lidh më së shumti me ta?

    Eva Vatoci: Unë jam rritur në skenë. Shumë prej artistëve e personazheve publikë me të cilët sot më shihni në miqësi, në fakt janë pjesë e jetës sime që në fëmijëri. Kemi ndarë emocione, punë, prova, pasione… dhe natyrshëm janë kthyer në miqtë e mi. Arti më ka mësuar të vlerësoj shpirtin e njeriut, jo vetëm titullin apo profesionin. Këto miqësi më kanë bërë të ndihem pjesë e një familjeje më të madhe.

    Ku ndiheni më rehat: në zyrat e drejtësisë apo në skenë?

    Eva Vatoci: E vështirë të zgjedh. Në zyrë jam e përqendruar, e prerë, aty flet logjika dhe rregulli. Në skenë flet zemra. Të dyja janë pjesë të pandashme të vetes sime.

    Po familja juaj, ç’vend zë në jetën tuaj?

    Eva Vatoci: Familja është baza ime, është energjia që më mban në këmbë. Mami dhe babi kanë qenë gjithmonë shtylla ime më e fortë, të palodhur në mbështetje, por edhe të rreptë kur duhej. Vëllai e motrat janë shokët e mi të parë të shpirtit, njerëzit me të cilët kam qeshur e kam qarë, kam ndarë çdo gjë. E një pikë shumë e fortë në jetën time janë nipat, Fabio dhe Fjordi. Për ta kam një dashuri të pafundme. Çdo herë që flas për ta, ndihem më e plotë dhe më e lumtur. Janë drita ime.

    Një pyetje që shumë e bëjnë: si ka mundësi një vajzë kaq simpatike, kaq e ëmbël, është ende beqare?

    Eva Vatoci: (Qesh) Ndoshta nuk kam gjetur ende atë që di ta shohë Even përtej karrierës e forcës. Unë besoj se dashuria nuk është kompromis, është një bashkim i natyrshëm i dy shpirtrave.

    Si do ishte mashkulli ideal për ju?

    Eva Vatoci: Mashkulli ideal për mua është ai që më respekton dhe më jep qetësi, por mbi të gjitha është burrë. Unë dua të jem femër, të ruaj delikatesën dhe butësinë time, dhe të ndihem e tillë pranë mashkullit tim. Nuk kërkoj të jem “baraz me të” në çdo gjë, sepse barazia dhe respekti nuk do të thotë të humbas feminitetin. Dua një burrë që të jetë i fortë, i vendosur, i sinqertë, dhe unë të jem ajo që jam: femër, e ndjeshme, por edhe e fuqishme brenda asaj butësie. Për mua kjo është dashuri dhe harmoni e vërtetë: të plotësojmë njëri-tjetrin, jo të sfidojmë njëri-tjetrin.

    Çfarë është dashuria për ju?

    Eva Vatoci: Dashuria është forca më e madhe që e mban njeriun të gjallë. Pa dashuri, edhe arritjet më të mëdha duken bosh.

    Sa e vështirë ka qenë për ju si vajzë nga Tropoja të bëheni emër publik?

    Eva Vatoci: Shumë e vështirë. Tropoja është tokë e fortë dhe tradita peshon. Një vajzë që del në skenë, që flet hapur, që përfshihet në politikë, nuk shihet gjithmonë me sy të lehtë. Por unë jam krenare për rrënjët e mia. Janë ato që më kanë dhënë kurajën të mos ndalem.

    Në fund, ku e sheh Eva Vatoci veten pas disa vitesh?

    Eva Vatoci: Shpresoj mes njerëzve, duke dhënë atë që di më mirë: energjinë, profesionalizmin, dashurinë për jetën. Dhe gjithmonë, e rrethuar nga familja ime, sepse pa ta, çdo sukses nuk do të kishte kuptim.

    Share. Facebook Twitter LinkedIn Email
    Previous Article“The Maga Doctrine”
    Next Article Best Practices im Bereich von Blackjack Online in Deutschland – Denis-25-11
    Admin

    Related Posts

    Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.

    November 22, 2025

    November 22, 2025

    Sekretari Blinken premton ndihmë dhe mbrojtje për banorët e Gazës

    November 22, 2025

    Zelenskiy fton ish-Presidentin Trump për vizitë në Ukrainë

    November 22, 2025
    Leave A Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Our Picks
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    Don't Miss

    Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.

    By adminNovember 22, 20250

    November 22, 2025

    Sekretari Blinken premton ndihmë dhe mbrojtje për banorët e Gazës

    November 22, 2025

    Zelenskiy fton ish-Presidentin Trump për vizitë në Ukrainë

    November 22, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Burimi juaj për lajmet më të fundit dhe historitë që kanë rëndësi.
    Kjo faqe është krijuar për të prezantuar përdorimin e temës për një portal informativ. Vizitoni faqen tonë kryesore për më shumë përmbajtje dhe kategori.

    Kategoritë
    • 1
    • Aktualitet
    • Analiza
    • Bota
    • chickenroad
    • Editorial
    • Ekonomi
    • Kronike
    • Kryesore
    • Opinion
    • Politike
    • Shkence
    • Showbiz
    • Slider
    • Sport
    • Të ndryshme
    • Teknologji
    • uncategorized
    Lajmet e fundit

    Nis epoka e Igli Tares te Milani

    May 27, 2025

    Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

    February 5, 2025

    Partneritet Historik Lidh Shkodrën, Shqipëri dhe Nju Jorkun për Shkëmbim Akademik dhe Kulturor.

    January 6, 2025

    Disa të dhëna rreth Shkollës së Re në Sukubinë

    November 26, 2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Aktualitet
    • Kryesore
    • Showbiz
    • Bota
    • Politike
    • Sport
    • Teknologji
    © 2026 Prime News. Të gjitha të drejtat të rezervuara

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.