Charlie Kirk, është një emër i suksesshëm, i dashur dhe frymëzues për Amerikën, qytetarët amerikanë e në veçanti për të rinjtë anembanë botës i cili me shembullin e tij në gjithçka që bën frymëzon rininë amerikane.
Charlie, është një djal 26 vjeçar nga Chicago, dhe një ndër të rinjtë më me influence në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili që kur ishte 18 vjec ka themeluar Fondacionin më të madh që është në dobi të të drejtave të studentëve amerikanë.
Organizata “Turning Points USA” ku ka mbi 250,mijë anëtarë studentë. Kirk, ishte ende shumë i ri kur mendoj të themelonte këtë Organizatë, siç ai tregon që e nisi nga zero , pa pasur njohje, kontakte, as para e pushtet por vetëm nga dëshira dhe pasioni që kishte për t’i ardhur në ndihmë studenteve bashkëmoshatarëve të tij e kështu e nisi rrugëtimin me shumë vendosmëri e përkushtim për t’u bërë ky që është sot një nder figurat më dinjitoze, një zë tepër i fuqishëm për të drejtat studentore , duke ndikuar dhe mbështetur të drejtat e studenteve dhe kolegjet si një aktivist i thjeshtë pa asnjë mbështetje partiake e ka ndërtuar suksesin ku tashmë njihet si një lider i vërtetë që premton një të ardhme brilante.
Charlie Kirk, është një ndër njerëzit që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në media sociale, në Twitter, dhe në Apple Podcast e tij më të dëgjuar me një super audiencë ku ndjekin emisionin e Kirk, i cili bazohet në tema aktuale si politika, feja, imigracioni, e shumë hapësira të tjera. Charlie, me fjalimet e tij nëpër Kampuse ai fituar zemrat e cdo studenti duke mos kursyer fuqinë e tij mediatike por dhe të Fondacionit në emër të këtyre të rinjve. – Ndër të tjera, Charlie është i njohur për botimet e tij, një shkrimtar mjaft i mirë , inteligjent, patriot i përbetuar i cili e shpreh gjithmonë sa krenar është për Amerikën, është vendi më i mirë në botë thotë ai në të gjitha shkrimet apo daljet e tij publike.
Është një personazh kaq interesant sidomos kur e dëgjon në intervistat e tij, ku mund t’a shihni shpesh në ‘Fox News’ i ftuar nga gazetaret më të mirë të kësaj media e përballë tyre sërish Kirk gjithnjë di të bëj për vete audiencën me zgjuarsinë që e karakterizon dhe besimin që ka krijuar tek njerëzit. Miliona amerikanë e ndjekin dhe besojnë tek ai dhe organizata e tij.
“The Maga Doctrine ” – Libri i momentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me autor Charlie Kirk. – Është një ‘MUST READ’ , një libër që duhet patjetër të lexohet.
‘The Only Ideas That Will Win The Future ‘ – Si të vetmet ide që mund të fitojnë të ardhmen. Doktrina, është një libër i bazuar mbi fakte, ku Charlie tregon që pas këtij libër qëndron një e vërtetë e madhe që mendon gjithnjë t’a bëj Amerikën më të mirë duke iu referuar Presidentit të Amerikës Donald Trump me të cilin ka një raport tepër të ngushtë pasi përfaqëson dhe Grupin e Studentëve Trump duke i mbështetur në të gjitha Konventat kombëtare studentore.
Dy ditë pasi kishte fituar Donald Trump zgjedhjet e 2016-tës , kam shkuar në Kullat Trump në
Nju-Jork ku më kishte ftuar Tommy Hicks, i cili tashmë është dhe Kryetari/presidenti i Komitetit Ndërkombëtar për Republikanet, në fakt aty u gjenda me qëllimin e vetëm nëse do mund të takoja djalin e madh të presidentit Donald Jr. i cili përgjatë fushatës elektorale më kishte premtuar se do më ndihmonte financiarisht për Organizatën dhe do ishte një kontribut për studentet. – duke pasur parasysh se njeriu ku ngjitet në karrigen e pushtetit vështirë të kujtoj e të mbaj premtimet, pavarësisht se unë kisha ndihmuar dhe mbeshtur fushatën e të atit sepse unë gjithnjë kam besuar tek Trump në idealin e tij për rininë, për studentet, dhe ka qene e vetmja arsye qe e kam ndjekur gjithnjë si idhull jo pse ai ishte i famshëm, apo i pasur e me shumë pushtet, por edhe kur nuk e njihja nga afer e dija që është një njeri me zemer të madhe që nuk vë asgjë tjetër përpare qytetareve amerikanë. Dhe u takova me Trump Jr. I cili i mbajti premtimet dhe më falenderoi për kontributin tim në fitoren e babait të tij dhe e përgëzoi shumë mundesinë e ‘Turning Point USA’ si një urë lidhëse me rininë , për t’i dhënë shpresë dhe të ardhme sepse Trump J.r beson vertete në brezin e ardhshëm. Dhe është e mrekullueshme sesi rinia qaset ndaj ideve liberale në shkollë, në kolegj, në televizion, dhe kudo në platformat online. Prezenca e Trump Jr. Dhe e Ivanka Trump ka dhënë një rol dhe diferencë të jashtzakonshme në kaq vite që bashkëpunojmë dhe sot Organizata Turning Point USA nga 2 milionë në vit ka arritur në 20 milionë që ka siguruar mbi 1,600 kampuse, rreth 70% të tyre janë kolegje, dhe 30% e shkolla të mesme ku kanë përfituar nga programi i Fondacionit tonë në gjithë amerikën.
Doktrina, tregon pas vuajtjeve e sfidave që ka kaluar vendi për dekada e dekada me rrallë nga të dyja partitë demokratike dhe republikane dhe administrata e tyre, deri në ardhjen në pushtet të Donald Trump, i cili u ka kërkuar votën qytetareve amerikanë për t’a bërë Amerikën më të mirë, më të fortë, më të sigurtë dhe më me shumë të ardhura. Është një libër që rrëfehet nga një djal i cili e njeh kaq mirë Presidentin dhe familjen e tij. Charlie tregon për Presidentin Trump si politikan që është Presidenti që i duhet këtij vendi i cili ka e bërë Amerikën më mirë se kurrë. Një ndër kapitujt interesant të librit është ‘Making The Economy Work Again – Presidenti i cili e ka bërë Ekonominë të lulëzoj përsëri. – Me ardhjen në pushtet të Trump janë mbi 150 milionë amerikanë të cilët janë punësuar nga qeveria e Trump. E teksa demokratët kishin të njëjten këngë për ‘Impeachment ‘ ku nuk lanë gurë pa lëvizur për të bërë të mundur shkarkimin e Presidentit, e ndërsa ky i fundit u shqtesua më shumë sesi t’a bëj Amerikën më të mirë sepse ky është misioni i tij dhe prioriteti i fushatës zgjedhore të Trump 2016, punësimi, ekonomia, siguria, emigracioni, shëndetësia, arsimi, e cdo gjë tjetër që ndikon në jetën e amerikanëve. Dikur demokratet e mediat e tyre nuk kishin fjalë tjetër vetëm, jobs Jobs jobs , tani që punësimi i amerikaneve nën qeverinë e Trump ka pasur rritje historike si kurrë më përpara, e nuk ndihen më të akuzojnë sepse Amerikanet janë krenar më shumë se asnjëherë për mundësinë e punësimit që ofron qeveria Trump. Nëse e do Amerikën, je një qytetar i denjë amerikan, e simpatizon Presidentin Trump , do të dish më shumë për aktivizimin konservativ, për historinë e Amerikës , për politiken e saj, dhe qëllimit të vertete të Presidencës Trump, ky është libri i duhur për t’u njohur me Doktrinën që synon edhe në këtë mandat të zgjedhjeve të ardhshme që ta bëj Amerikën akoma më të mirë.
‘The MAGA Doctrine ‘ një libër që lexohet shpejt pasi nuk ka më shumë se 236 faqe, ku Charlie, ka dashur të sjellë për lexuesin një rrëfim sa më të vertete të historisë së politikes amerikane duke mos e ndërlikuar me filozofi por duke u bazuar në fakte si ky libër të shërbejë dhe pse duhet patjetër të lexohet.
Psh- Nder të tjera, një nga Kapitujt e librit është në kapitullin 4 ‘America First’ – Trump është një model dhe shembull konkret dhe për diplomacinë dhe shtetet e tjera në botë, sepse dashuria nis nga vetja, nga vendi yt e kështu duhet të jete dhe për Presidentat e tjerë pavarësisht se Presidenti Trump e nisi fushatën me sloganin ‘America First’ Amerikën të parën, nuk ka pasur kurrë qellim ti jap leksione as Frances as Portugalisë apo ndonjë vendi tjetër në botë që bëni si bëj unë. Jo. – Përkundrazi Doktrina në këtë rast për politiken e jashtme duhet të ndikoj vetem në bazë të principeve të atyre njerëzve që janë besuar të drejtojnë vendet e tyre nga populli e në të mirën e njerëzve ata duhet të qeverisnin pikërisht në bazë këtyre principeve e të punojnë pa interesa partiake. Edhe pse me siguri që kritikuesit e Trump nuk do e shohim kurrë këtë libër me principe , por mjafton që njerëzit që duan të njihen me të vërtetën jo vetem Amerikanet por dhe të huajt jashtë vendit ashtu siç i mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e miliona emigrantë duan të jetojnë në këtë tokë të bekuar pasi Amerika i frymëzon për jetën e të ardhmen si vendi më i madh i mundësive. Librin mund t’a gjeni në të gjitha libraritë në Amerikë si Barnes e Nobles, ose mund t’a porosisni në Amazon.com.
Ndërkohë, po është kthyer në xhiron dhe kryefjalën e mediave si një ndër librat më të mirë të momentit sic gjithnjë di t’i sjelli Charlie me inteligjencën e tij ku ka fituar admirimin e miliona amerikanëve ku nuk e kursejnë idenë se një ditë mund të jetë një lider i vertete dhe e ardhmja e këtij vendi pasi vjen gjithashtu nga një familje e mirë siç edhe ai vete tregon që familja ka ndikuar në virtytet dhe vlerat e formimit të tij dhe ia dedikon të gjithëve këtë sukses që e kanë mbështetur dhe duartrokitur gjithmonë që kur ishte ende i ri.
Një falënderim të madh për prindërit e familjen time që kanë besuar gjithnjë tek unë , që kanë qenë gjithnjë këtu për mua, jam kaq i bekuar me të dy ndaj ju dua shumë po të dyve prindërit e mi të mrekullueshëm.
Krijimi i këtij libri mbetet dhe frymëzimi që marr nga Lëvizja Point USA me skuadrën më të mirë ku punohet pafund për të arritur sa më shumë qëllime dhe partishmëri. Ne jemi duke e ndryshuar botën gjithmonë për më mirë, po i japim drejtimin e duhur të ardhmes së këtij vendi. – faliminderit ahumë për gjithcka që bëni!
I’a dedikoj këtë libër Presidentit Donald Trump, Faliminderit që ruan vendin tonë, që lufton për të, dhe je shembulli i fjalës së mbajtur.
Charlie, ndër të tjera ka falënderuar dhe Kimberly Guilfoyle të dashuren e djalit të Trump e cila është një nder gazetarët më të mira në Amerikë figura më e dashur e Fox News dhe një personalitet i medias amerikane e cila eshte një kontribut i vyer në Organozaten ‘Turning Point USA’ – dhe Charlie e tregon si një grua të fortë, të zgjuar, dhe të mirë e cila ka qene dhe do mbetet një yll i vertete e sipas Kirk i ka dhënë kaq shumë shkëlqim Fondacionit. Libri është pritur dhe komentuar mjaftë mirë i cili është vlerësuar dhe nga personalitetet e njohur amerikanë si: Judge Jeanine Pirro, një nder personalitet e Fox News,
Sarah Sanders, Sekretarja e Shtepisë së Bardhë,
Nga Kongresmeni Matt Gaetz dhe të tjerë.
Jam e lumtur të shkruaj për një histori suksesi si e Charlie Kirk të cilin e vlerësoj në cdo gjë që bën për rininë dhe ndikimin e tij të mirë në politikë e shoh si një frymëzim dhe shpresë për të ardhmen e brezit të ardhshem. Të gjithë mund t’a ndjekin Charlie Kirk në Twitter , Instagram, apo më Podcast-in e tij në Apple , që është aq edukativ në trajtimin e temave më të nevojshme.


















