Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.

    November 22, 2025

    November 22, 2025

    Sekretari Blinken premton ndihmë dhe mbrojtje për banorët e Gazës

    November 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Primenews
    • Aktualitet
    • Kryesore
    • Politike
    • Analiza
      • Editorial
      • Opinion
    • Ekonomi
    • Kronike
    • Showbiz
    • Sport
    • Bota
    • Shendeti
    Primenews
    Home»Aktualitet»Festivali i 31-të shqiptar në New York
    Aktualitet

    Festivali i 31-të shqiptar në New York

    By AdminNovember 14, 2023Updated:November 24, 2025No Comments7 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Nga Beqir Sina – New York

    Qendra Kulturore “Nanë Tereza” mbajti Festivalin e 31-të Shqiptar në New York, kushtuar 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit

    Nga Beqir SINA – New York

    Gurra popullore shqiptare, solli në Amerikë, një “lumë” me këngë e valle, melodi popullore burimore, kostume të shumëngjyrshme shqiptare, nga Shqipëria Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare.

    NEW YORK : Festa e 31 -të, shqiptare, Festivali Shqiptar i organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, nën kujdesin shëmbullor të famullitarit të kësaj kishe, Dom Pjetër Popaj, për tre dekada në mbarë komunitetin shqiptar të Amerikës, dhe Kanada, është kthyer në një festë e madhe për trashëgmnin, kulturën, muzikën dhe traditën shqiptare.

    Mikëpritësi i Festivalit Shqiptar, Famullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, në Hartsdale – Nju Jork, Dom Pjetër Popaj, në cilësinë e kryetarit të festivalit, dhe kryetarit të komisionit organizues të festivalit shqiptar në Nju Jork, dha bekimin e festivalit, si dhe mbajti fjalën përshëndetse.

    Ai tha, se ky festival tradicional që mbahet në nëntorin e flamurit kuq e zi, i kushtohet për çdo vjet një ngjarje të rëndësishme mbarë kombëtare, kësaj radhe tha Dom Pjeteri, i kushtohet njërês prej ngjarjeve më në zë të historisë së kombit shqiptar, atë të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, i njohur ndryshe dhe si Kongresi i Alfabetit i Shqip.

    Festivali i 31-të Shqiptarë, u mbajtë sallën e koncerteve të qendrës kulturore “The Performing Arts Center,” në kompleksin e universitetit në Purchase (NY).

    Këtë festival e ndoqën rreth 1500 spektatorë, kryesisht bashkëatdhetarët tanë nga zona e “Tre Shtetshit”,personalitete , veprimtar, lider të komunitetit, klerikë, afaristë, filantrop, gazetar, artistë, muzikantë, dhe fëmijë, studnetë e studente që mësojnë në shkollat e larta amerikane.

    Drejtor i Festivalit të 31-të Shqiptar në New York, ishte Orsin Turmalaj, kurse Drejtor artistik muzikanti Agim Kola dhe këngëtari i njohur Gëzim Nika.

    Festivalin e moderuan Mary Camaj dhe Zef Vataj

    Hapja e këtij festivali nisi me një recital, “Fjalimi i Atë Gjergj Fishtës në Kongresin e Manastirit”- interpretuar nga rapsodët Tom Gjergji , Gjergj Dedvukaj , dhe dy aktorët Shaban Lajçi, e Agim Rugova, pjestar të grupit “Bashkimi Kombëtar” nga Nju Jorku.

    Grupi i vallëtarve “Rozafati” i Qendres Kulturore “ Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës, e themeluar nga koreografja e njohur “Agjelina Nika, grup i cili është edhe protagonisti kryesore e këtij festivali, dhe I shumë koncerteve në komunitet hapı programin artistik me vallen e “Tropojës” dhe e mbylli festivalin Shqiptar të 31-të, me vallen “Gegë e Toskë”, (koreografe Angjelina Nika)

    Ndërsa, Grupe vallëtarësh, dhjetëra këngëtarë e instrumentistët, grupe me fëmijët të rinjë e të reja të komunitetit shqiptar, erdhën në skenën e madhe të festivalit me këngë, valle e melodi, disa pjesë instrumentale, skeçe e parodi me veshjet e tyre folklorike nga Shqipëria e Kosova, dhe të gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit të ndarë në dy pjesë.

    Krahas, grupeve të vallëtarve të komunitetit, këngëtarve e artistëve të njohur nga Toronto(Kanada) Bostoni, Detroiti, Nju Jorku, Nju Xhersi, Konektikët, Pensillvenia, e tjer, i ftuar nga Shqipëria simbas traditës, kësaj radhe ishte Grupi polifonik nga Labëria, “Thesaret Labe”

    Ndërkohë, për më shumë se dy orë aq sa zgjati dhe ky festival, këngëtarët nga diaspora shqiptare në SHBA dhe Kanadaja, instrumetistët, grupet e vallëtarve, Grupi “Rozafati”, nga Qendra Kulturore Nëna Tereze -Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, “Shqiponjat e vogla” nga Toronto, Kanada, me koreograf Ramazan Këllezi , Grupi “Gjergj Kastrioti”, nga Detroit , me koreografe Joli Paparisto, grupi i valleve “Nora e Kelmendit”, me koreograf Sebastian Tinaj, Grupi “Bashkimi” Boston -Massachusetts, me koreograf Bashkim Braho, Grupi “Kelmendi”, Grupi i Valleve “Barbana” nga Staten Island(NY) Grupi i shkollës Shqipe me mësim plotësues, “ Alba Life”, si dhe “Ansamblit Shqiptar Ballkanik” – ”The Albanian Balkan Ensemble” klasa e Vokalit, të Merita Halilit, në Universitetin Shtetëror Montclair, me performancën e tyre fantastike në Festivalin e 31-të Shqiptar në Purchase, New York, u duartrokitën gjatë gjithë intepretimeve të tyre në këtë festival.

    Në një intervistë me kompozitorin Agim Kola, pas përfundimit të këtij festivali ai deklarojë se ky ishte padyshim manifestimi kulturor më i madh i shqiptarëve në diasporë.

    Si drejtues artistik i këtij festivali, si do ta komentonit festivalin e 31-të?

    U bë disa vite që së bashku me Gëzim Nikën (Mjeshtër i Madh) drejtojmë festivalin shqiptar në New York. Ky festival i organizuar me baza vullnetare nga Kisha Katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” është manifestimi kulturor më i madh i shqiptarëve në diasporë. Duke marrë parasysh kushtet në të cilat përgatitet ky festival, mendoj që është një arritje e suksesshme në ruajtjen e traditave tona kulturore artistike, duke dhënë një kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve. Është një manifestim kulturor ku seicili e ndejn veten të barabartë dhe krenar për traditën e pasur të muzikës folklorike e qytetare.

    Cili është qëllimi i këtij festivali?

    Qëllimi i këtij festivali është që të ruajë traditat kulturore, gjuhën dhe kostumet tona popullore duke shpalosur vlerat më të mira të kësaj tradite. Festivali identifikon, përzgjedh dhe dokumenton artistë të folklorit, por jo vetëm, duke dhënë një kontribut të çmuar në bashkimin e komunitetit shqiptar. Festivali bashkon zona, grupe, treva nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarë. Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës me drejtuesin shpirtëror dom Pjetër Popaj, jep një kontribut të çmueshëm në bashkimin e komunitetit shqiptar, pa dallim feje e krahine, dhe tregon një kujdes të veçantë në edukimin gjuhësor e kulturor të brezit të ri. Prandaj qëllimi i festivalit bëhet edhe më i rëndësishëm për brezat që lindin e rriten këtu në Amerikë.

    Çfarë risie solli festivali?

    Festivali i 31-të tregoi edhe njëherë pashtershmërinë e folklorit tonë kombëtar. Ky festivali ju kushtua 115 – vjetorit të Kongresit të Manastirit, ose Kongresit të Alfabetit, që ka qenë një ndër problemet më të rëndësishme të kohës, dhe që kontribuoi në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, duke i paraprirë pavarësisë së Shqipërisë. Një ndër të rejat e këtij festivali ishte paraqitja me shumë sukses në një vend të ri (Performance Art Center-Purchase College, Purchase), një sallë prestigjoze me të gjitha kushtet tekniko- artistike që duhen për një spektakël të kësaj natyre. Këtë vit ju vu përparësi paraqitjes së kulturës shqiptare nga të gjitha trevat e vendit, kështu që në program kishte vend jo vetëm veriu i Shqipërisë, por edhe jugu, duke përfshirë Arbereshet, Labërinë dhe Çamërinë. Kishim gjithashtu edhe një grup studentësh nga Montclair State University, që nën drejtimin e pedagogëve Merita Halili e Raif Hyseni, treguan që kultura jonë studjohet edhe në universitetet e Amerikës. Të gjitha këto bënë që ky festival të dallohet nga festivalet e tjerë, dhe jetë një shembull i mirë i njohjes, ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës e kulturës tonë kombëtare.

    Si u prit ky festival nga artëdashësit e komunitetit?

    Veçanërisht ky festival u prit mjaft mirë. Kjo jo vetëm për faktin që ishin reth 1500 spektator, por edhe se ekipi organizativ i drejtuar nga Orsin Turmalaj ka bërë një punë të lavdërueshme, ngase kishim më shumë larmi kostumesh e trevash. Krahas grupeve të komunitetit këtu, merrnin pjesë edhe grupi Gjergj Kastrioti nga Detroit-i, grupi “Shqiponjat e vogla” nga Toronto, Kanada, grupi Bashkimi-Boston, dhe grupi polifonik “Thesaret labe” nga Shqipëria. Komuniteti shqiptar në New York i mirëpret dhe është i etur për të parë artistë, këngë e valle nga të gjitha trojet shqiptare. Sa më shumë aktivitete kulturore e artistike, aq më shumë do jemi të bashkuar si komunitet. Aktivitete të tilla, edhe pse kushtojnë financjarisht, janë një investim i pashoq në bashkimin tonë si komb, sepse vetëm të bashkuar mund t’ju dalim përpara sfidave të jetës në diasporë.

    Gëzim Nika : Festivali Shqiptarë, Festivali i të gjithë shqiptarëve kudo janë

    Këngëtari që është nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, Gëzim Nika, i cili një hereshit është për afro një dekad edhe Drejtor artistik i Festivalit Shqiptar, ka deklaruar se “E veçanta, është, që për tri dekada(31 -vjet) , sa ka jetëgjatësin e tij Festivali Shqiptar në Amerikë, është se ky festival, organizohet në Nju Jork, nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Qendra Kulturore Nëna Terese, porse ai është i tërë Festivali Shqiptarë, Festivali i të gjithë shqiptarëve, nga jugu, Shqipëria e Mesme,e veriu, që vijnë çdo nëntor në Nju York, me këngët e vallet e bukura, veshjet e tyre plotë ngjyra të larmishme, kostume foklorike nga Shqipëria, Kosova, të gjitha trevat shqiptare, arbëreshët dhe diaspora”.

    Share. Facebook Twitter LinkedIn Email
    Previous ArticleKu po shkon ky njerzim?!
    Next Article A mund te internohet bukuria ??”
    Admin

    Related Posts

    Nis epoka e Igli Tares te Milani

    May 27, 2025

    Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

    February 5, 2025

    Partneritet Historik Lidh Shkodrën, Shqipëri dhe Nju Jorkun për Shkëmbim Akademik dhe Kulturor.

    January 6, 2025

    Disa të dhëna rreth Shkollës së Re në Sukubinë

    November 26, 2024
    Leave A Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Our Picks
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    Don't Miss

    Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.

    By adminNovember 22, 20250

    November 22, 2025

    Sekretari Blinken premton ndihmë dhe mbrojtje për banorët e Gazës

    November 22, 2025

    Zelenskiy fton ish-Presidentin Trump për vizitë në Ukrainë

    November 22, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Burimi juaj për lajmet më të fundit dhe historitë që kanë rëndësi.
    Kjo faqe është krijuar për të prezantuar përdorimin e temës për një portal informativ. Vizitoni faqen tonë kryesore për më shumë përmbajtje dhe kategori.

    Kategoritë
    • 1
    • Aktualitet
    • Analiza
    • Bota
    • chickenroad
    • Editorial
    • Ekonomi
    • Kronike
    • Kryesore
    • Opinion
    • Politike
    • Shkence
    • Showbiz
    • Slider
    • Sport
    • Të ndryshme
    • Teknologji
    • uncategorized
    Lajmet e fundit

    Nis epoka e Igli Tares te Milani

    May 27, 2025

    Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

    February 5, 2025

    Partneritet Historik Lidh Shkodrën, Shqipëri dhe Nju Jorkun për Shkëmbim Akademik dhe Kulturor.

    January 6, 2025

    Disa të dhëna rreth Shkollës së Re në Sukubinë

    November 26, 2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Aktualitet
    • Kryesore
    • Showbiz
    • Bota
    • Politike
    • Sport
    • Teknologji
    © 2026 Prime News. Të gjitha të drejtat të rezervuara

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.