Nga Beqir SINA – New York
Ao është shqiptaro – amerikanja që prej sot do të jetë gruaja parë në 129 vjet kryebashkiake e Fairview në New Jersey.
NJU JORK (7 Nëntor 2023) Sot, e marta e parë e muajt nëntor është Dita e zgjedhjeve të përgjithshme, në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat. Ndërsa, nuk ka gara presidenciale, guvernator apo kryetar bashkie( bëhet fjalë për bashkitë e mëdha) në fletëvotim, shumë gara janë në nivele lokale.
Votohet në disa prefektura dhe mini bashki, që do të zgjedhën sot një ekzekutiv të ri të qarkut. duke përfshirë edhe disa anëtar në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut, si dhe administratën bashkiake dhe kryetar mini-bashkie në Nju Xhersi, dhe ligjestativin në Konektikat.
Ish- Anëtarërja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, shqiptaro – amerikanja Violetta Berisha , prej sot do të jetë gruaja parë në 129 vjet të mini-bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, qytetit të 15 mijë banorve, me një buxhet vjetor 22 miljon dollarë.
Që nga viti 2019, Kryetari i Bashkisë së Fairview ka qenë Demokrati Vincent A. Bellucci Jr., mandati i të cilit përfundoi më 31 Dhjetor 2023, dhe ai u tërhoq për arsye moshe për ti hapur rrugën e kandidmit të tjerve..
Gara në Partinë Demokrate u zhvillu në primaret e kësaj partie, në qershor, dhe Ish- Anëtarërja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, shqiptaro – amerikanja Violetta Berisha , fitojë garën Brenda partisë demokrate për të kandiduar sot më 7 nëntor në garën për kryetare bashkie në qytetin Fairview në New Jersey.
Por, sipas exit-poll, kur qendrat e votimit po shkojnë drejt mbylljes, thuhet se ajo ka arritur të fitojë dhe pritet të shpallë fitoren e saj sot në mbrěmje. Ngase, zyrtarisht mësohet se bordi I zgjedhjeve e ka hequr emrin e kandidatit republikan nga fletët e votimit për shkak se ai është tërhequr nga gara.
Duke e bërë kështu Violeta Berishën, kryetaren e Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey., e para grua kryetare në 129 vjet prej se kur qyteti Fairview në New Jersey u shpallë Bashki.
Fairview u formua në 19 Dhjetor 1894, nga pjesë e Ridgefield Township, bazuar në rezultatet e një referendumi të mbajtur një ditë më parë se të fitonte referendumin. Bashkia u formua gjatë fenomenit “Boroughitis”, më pas, duke përshkuar Qarkun Bergen, në të cilin e formuan me 26 bashki në qark në vitin 1894. Bashkia është pëlqyer për pamjen e saj për bregun që e lidhë me luginën e lumit Hackensack.
Violeta Berisha është nga Puka(Shqipëri) dhe për shumë vite ajo është angazhuar në politikë. Ajo garoi për herë të parë në 2017 che fitojë vendin e Anëtares së Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, në një qytet të banuar pak nga shqiptarët (rreth 50/60 familje shqiptare, e megjithatë mbështetja nga komuniteti për të ishte tepër e madhe.
Gazetari Gjek Gjonleka, i cili ndoqi nga salla e bashkisë së qytetit Fairview – NJ, ceremonin e betimit, të Violetën Berishës në 2017, kur ajo u zgjodhë Anëtarërja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, mori pjesë në ceremoninë e betimit së bashku me Televizionin Kultura Shqiptare , duke i marrë zonjës Berisha edhe një intervistë.
Ku ai thotë se në këtë ceremoni Violeta Berisha erdhi me një paraqitje shumë dinjitoze, për të na bërë krenarë për origjinën e saj shqiptare me të cilën ajo u mburr në këtë ceremoni zyrtare.

Gjonleka, tha se ajo e vuri në dukje se është shqiptare me origjinë nga Puka, por është e lindur dhe e rritur në Amerik, me prindër shqiptar, qëe mësuan të flasë në shtêpi vetëm shqip.
Ngaqë e njifte mirë këtë familje, Gjonleka, kujtojë se babai i saj ka lindur në Pukë, dhe është arratisur nga Shqipëria, në kohën e sundimit komunist, për arsye që tashmë dihen.
Babai i saj si pjestar i njërës prej atyre mijra famijeve shqiptare – anti komuniste, të cilat ngase nuk e duronin dotë, dhe, nuk mund të pajtoheshin kurrësesi me regjimin komunist të vendosur në Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore, u arratisën dhe u vendosën, këtu në SHBA. Familja Berisha, pas arratisjes nga Shqipëria u vendosën në Kosovë, dhe më pas kaluan si emigrant në Belgjik, derisa në 1980, erdhën në SHBA, tha Gjonleka.

Ndërsa, ai foli për familjen e saj, tha më pas se nëna e Violetës, është nga Malësia, fisi Camaj: “ Babai i saj Mili Camaj, ishte një puntor i rregullt, në vendlindje, i cili vidq heret nga një sëmundje e pashërueshme. Ndërsa, ajo vet vazhdoi jetën , duke punuar, edukuar e shkolluar fëmijët e saj, deri sa arritën në suksese.
“E bija e saj Violeta, e cila zgjidhet për të dytën herë në Këshillin e Bashkisë së qytetit Fairview – NJ, patjetër që është një histori suksesi e gruas shqiptare, në diasporë, por që shumë pak e njohin në komunitetin shqiptar, ngaqë ata janë një familje tepër modeste”, tha Gjonleka.
Ai tha se në këtë ceremoni këshilltarja Violeta Berisha, mbajti një fjalim rasti, që u pëlqye shumë dhe u duartrokit disa herë nga të pranishmit dhe nga vet guvernatori i New Jersey, Pill Murphy, që e ndoqi me vëmendje fjalimin e Violetës.
Gjatë fjalimit të saj Violeta Berisha, tha se ajo shërbeu në këtë bashki për mandatin e kaluar si këshilltare me nder dhe përgjegjësi të lart, duke premtuar se : “Unë vetëm mund të shpresoj të vazhdoj punën e mirë që së bashku me kyetarin kemi bërë përgjatë viteve në Këshillin e Bashkisë së qytetit Fairview – NJ, duke vazhduar me ngritjen e standarteve të jetës së qytetarëve dhe në shërbimin e tyre,si në shëndetësi, arsimim dhe sigurinë e qetësinë në këtë bashki.”
Zonja Berisha, bëhet e ditur se gjatë këtij fjalimi po ashtu falënderoi nënën dhe familjen e saj – veçanërisht fëmijët e saj, për faktin se ishin fëmijë dhe familje të shkëlqyeshëm, që i dhanë aq shumë mbështetje asaj.
Televisioni Albanian Culture – Kultura Shqiptare Tv, e cila ndoqi ceremoninë nga salla e bashkisë së qytetit Fairview – NJ, me drejtorin Adem Belliu, tha se Violeta Berisha, gjatë fjalës së saj në këtë ceremoni përmendi familjen e saj, dhe origjinën shqiptare, si dhe Zërin e Amerikës, seksionin e gjuhës shqipe, pikërisht gazetarin Gjek Gjonleka, të cilin ajo e vlerësoi shumë, mbasi e kishtë dëgjuar me shumë dashamirësi, duke e pasur edhe si një motivim në jetën e saj politike.
“Familja Berisha, është e njohur si një familje anti – komuniste ndër vite në diasporë,”tha Gjonleka, par gazetën tonë, ndërsa po fliste rreth suksesit të kësaj familje, dhe të Violeta Berishës, të cilën ai e quajti një historie suksesi të një shqiptareje në Amerikë »
Ndërkohë, duke protretizuar dhe treguar për formësimin e Violeta Berishës, si një grau me karakter të fort, një shqiptare e mirë, një politikane e suksesshme, ai tha se familja ka qenë baza e saj ku ajo më së mirë me qëndrimin e saj politik, patriotik dhe atdhedashës, e mori nga familja, gjë që e ka përcaktuar kohë më parë edhe Genc Korça, një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar, në kujtimet e tij.
“Genc Korça, e përshkruan jashtëzakonisht mirë, familjen Berisha, nga Puka, ku pas arratisjes së tij – ai tregonte se dekada më parë kishte gjetur një streh, së bashku me babain intelektualin patriot Xhevat Korça. Bëhej fjalë në keto tregime të asaj kohe, simbas Gjonlekës, pikërisht për kohën kur ata ishin nisur në rrugën për të braktisur Shqipërinë, në vitet e errta të sundimit komunist të Enevr Hoxhës, ku në shtëpinë e kësaj familje, Gjok Berishës, Xhevat Korça, me anëtarët e familjes së tij u strehuan deri sa u arratisën në ish Jugosllavi” tha Gjonleka.