çfarë të them kur “Gratë Shajnë Gratë”?!!!
Jam gjithmonë mbeshtese e madhe e Fuqizimit të Grave qoftë në Politikë apo Vendimarrje, por kur shoh gra të babëzitura që shtyejnë, ofendojnë dhe dhunojnë gra të tjera, atherë çfarë po I tregojmë burrave në këtë rast ? Atyre burrave që paragjykojnë gratë, atyre burrave që nuk pranojnë lehtë barazinë gjinore, atyre burrave që ende duan t’a sundojnë gruan. – a është ky modeli që ne Gratë duhet të japim kur shajmë njera-tjetren?
Përkundrazi, gratë që kanë një funksion, një post kanë Përgjegjësi shumë të madhe se çfarë shembulli do përçojnë në fund të ditës tek publiku, tek gratë, vajzat dhe nënat e tjera që i ndjekin. – Sikur mos t’na mjaftonte që fatkeqësisht vijmë nga një shoqëri maskiliste , ku mentaliteti i burrave shqiptarë ende shigjeton kundrejt grave në karrierë. – Ku jo pak herë quhen të pandershme, të pamoralshme nga burrat e kafeneve , sepse sipas tyre një Grua e Mirë është ajo që qëndron në shtëpi, i bën kafen burrit, rrit femijët , dhe sundohet dhe i nënshtrohet ligjit të burrit në familje. – në fakt një grua e mirë padiskutim i bën të gjitha, bën Zonjën e Shtëpisë, Nënën Heroine, Familjaren e Denjë dhe Karrierën gjithashtu.
Nëse Ne Gratë nuk mbështesim njera – tjetren, por hedhim baltë ndaj njera-tjetres, kjo është asgjë më shumë sesa një shembull i shëmtuar, jashtëzakonisht shumë i shëmtuar, ku nga kjo shëmti ne i japim burrave mjaftueshëm fuqi për të përçmuar akoma më shumë figurën tonë!
Përkundrazi ne duhet të jemi të bashkuara e të bëjmë gjëra të mëdha e të bukura që t’a ndryshojmë sa më shumë mentalitetin anadollak. – Askush nuk do i thotë Bravo një gruas vetëm pse shau një grua tjetër!
Rrofshin gratë🌹