Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.

    November 22, 2025

    November 22, 2025

    Sekretari Blinken premton ndihmë dhe mbrojtje për banorët e Gazës

    November 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Primenews
    • Aktualitet
    • Kryesore
    • Politike
    • Analiza
      • Editorial
      • Opinion
    • Ekonomi
    • Kronike
    • Showbiz
    • Sport
    • Bota
    • Shendeti
    Primenews
    Home»Aktualitet»100 të rinj të Tiranës shpalosin idetë e tyre inovative në ”Climathon Tirana 2023”, Veliaj: Kryeqyteti rritet çdo ditë
    Aktualitet

    100 të rinj të Tiranës shpalosin idetë e tyre inovative në ”Climathon Tirana 2023”, Veliaj: Kryeqyteti rritet çdo ditë

    By adminOctober 27, 2023Updated:November 24, 2025No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter LinkedIn Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Në përmbyllje të edicionit të dytë të Climathon Tirana 2023, konkurs global i llojit Hackathon që zhvillohet në 140 qytete të globit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se të rinjtë me idetë e tyre inovative janë e ardhmja e vendit.

    “Ndonjëherë bëhemi ‘viktima’ të suksesit tonë. Sa më e mirë bëhet Tirana, duan të vijnë të gjithë në Tiranë. Jo vetëm kaq, por edhe shumë të huaj që vijnë në Tiranë, janë dëshmi e kësaj. Di që dhomat e hoteleve janë plot, AirBnB janë plot. Kështu që, ndonjëherë suksesi dhe arritjet vijnë me sfida. Duke qenë se Tirana rritet me 25 mijë qytetarë çdo vit, automatikisht janë 8 mijë apartamente dhe 8 mijë makina. Ku do të shkojnë apo nëse janë elektrike ku do karikohen, nëse nuk janë, duhet zgjidhur se ku do të parkohen. Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se ne e kemi lidhur fatin bashkë. Jetojmë në një qytet, konsumojmë. Kryetari i bashkisë, ministrat, shkojnë e vijnë, por sa jemi në këtë pozicion, duhet të bëjmë sa më shumë bashkëpunim që të gjejmë zgjidhje”, tha Veliaj.

    Duke folur për idetë inovative, kryebashkiaku risolli në vëmendje ndryshimin e rregullit për licencën e taksive. “E ndryshuam rregullin për licencat e taksive. Thamë: Në qoftë se do të punosh me një makinë diesel, duhet të presësh 4-5 vjet, që të dalë në pension një taksixhi që tashmë e ka licencën se nuk e heq dot nga tregu. Por, në qoftë se do të sjellësh makinën elektrike mund ta marrësh për 24 orë. Vetëm ndryshimi i këtij rregulli e ktheu Tiranën në 3 vite me 70% flotën makina elektrike. Dhe unë jam i bindur që kur ta lë unë këtë mandat do të jetë 100% elektrike”, u shpreh ai.

    Climathon synon të integrojë qytetin e Tiranës dhe qytetarët e tij drejt një të ardhmeje më të mirë, të qëndrueshme, duke adresuar sfidat klimatike dhe duke sjellë zgjidhje inovative. Misioni i Climathon është të fuqizojë njerëzit që duan të ndryshojnë vendet e komunitetet dhe është një mundësi e artë për zhvillimin e ideve të qëndrueshme sipërmarrëse.

    Share. Facebook Twitter LinkedIn Email
    Previous ArticleNgjarjet kryesore në Shba!
    Next Article Ngjarjet kryesore në Shba!
    admin
    • Website

    Related Posts

    Nis epoka e Igli Tares te Milani

    May 27, 2025

    Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

    February 5, 2025

    Partneritet Historik Lidh Shkodrën, Shqipëri dhe Nju Jorkun për Shkëmbim Akademik dhe Kulturor.

    January 6, 2025

    Disa të dhëna rreth Shkollës së Re në Sukubinë

    November 26, 2024
    Leave A Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Our Picks
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    Don't Miss

    Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.

    By adminNovember 22, 20250

    November 22, 2025

    Sekretari Blinken premton ndihmë dhe mbrojtje për banorët e Gazës

    November 22, 2025

    Zelenskiy fton ish-Presidentin Trump për vizitë në Ukrainë

    November 22, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Burimi juaj për lajmet më të fundit dhe historitë që kanë rëndësi.
    Kjo faqe është krijuar për të prezantuar përdorimin e temës për një portal informativ. Vizitoni faqen tonë kryesore për më shumë përmbajtje dhe kategori.

    Kategoritë
    • 1
    • Aktualitet
    • Analiza
    • Bota
    • chickenroad
    • Editorial
    • Ekonomi
    • Kronike
    • Kryesore
    • Opinion
    • Politike
    • Shkence
    • Showbiz
    • Slider
    • Sport
    • Të ndryshme
    • Teknologji
    • uncategorized
    Lajmet e fundit

    Nis epoka e Igli Tares te Milani

    May 27, 2025

    Starmer: “Herët apo vonë”, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

    February 5, 2025

    Partneritet Historik Lidh Shkodrën, Shqipëri dhe Nju Jorkun për Shkëmbim Akademik dhe Kulturor.

    January 6, 2025

    Disa të dhëna rreth Shkollës së Re në Sukubinë

    November 26, 2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Aktualitet
    • Kryesore
    • Showbiz
    • Bota
    • Politike
    • Sport
    • Teknologji
    © 2025 Prime News. Të gjitha të drejtat të rezervuara

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.