Deni Turhani, një nder gazetarët më të suksesshme në Shqipëri, rikthehet në ” Fax News” – këtë lajm ajo e ka ndarë me miqtë e saj në faqen e saj të Facebook ditën e sotme ku nder të tjera shpreh se është shumë e lumtur për këtë surprizë profesionale. Deni , e nisi karrierën e saj televizive shumë vite më parë në Televizionin Klan krah Albert Dumanit tek ” Netet e Veres”, e më pas Turhani vazhdoj rrugëtimin e saj në mediat e tjera më të njohura në vend.
Kur përmend emrin e saj, menjëherë të vjen ndër mend Lajmi, ku ka kontribuar dhe investuar më shumë në fushën e Informacionit. – Turhani ishte gjithashtu figura kryesore e Edicioneve Informative në Ora News e jo vetëm. – Deni ka spikatur gjithnjë për klasin dhe elokuencen e saj. Vajza shtatëlartë, me një bukuri tipike mesdhetare i ka thënë ‘ Mirëmbrema’ shikuesve të saj për vite të tëra. Turhani ka provuar dhe politikën duke kandiduar nën siglën e ‘PR’ për partinë republikane në qarkun e Tiranës dhe ka dhe ka qene Keshilltare politike për shumë vite në Kabinete të rendesishme. Me sharmin, fisnikerinë dhe mençurinë e saj ka fituar votat, zemrat dhe besimin e shumë qytetarëve të saj
I urojmë Denit suksese në rikthimin e saj në Televizion!
Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
What's Hot
Previous ArticleAlbërije Hadërgjonaj merr ftesën nga “Big Brother VIP” Albania dhe Kosova, këngëtarja zbulon nëse do të jetë pjesë e spektaklit të madh
Next Article Vasilis Dimous, vjen në Shqiperi.